Jetojmë që gjurmët tona të flasin

Jetojmë që gjurmët tona të flasin

Fantazmat e Ballkanit
“Flaka e janarit”, kur aktorët e UÇK sfidojnë në teatër
Fatkeqësitë që solli kolonializmi evropian në moralin njerëzor
Një ramazan ndryshe

Shkruan: Rabije Dardhishta

Kemi lindur në këtë botë që të punojmë dhe të jetojmë, dhe të lëmë “gjurmë” që të përmendet emri jonë në këtë botë. Sepse me lindjen tone në këtë botë, kemi ardhur për ti shërbyer të mirës së njërezimit. Edhe pse egoja njerëzore, kërkon që në rradhë të parë të arrijë të mirat individuale e pastaj ato shoqërore. Por edhe këtë gjë duhet parë nga një këndveshtrim më të gjërë, dhe më të fokusuar, sepse e gjithë përpjekja dhe e gjithë vullnet, sakrifica, e forca e vendosur e ofruar në shoqëri, ka një rol shumë të rëndësishëm, atë të çuarjes së shoqërisë drejt principeve më të larta të jetesës.

Por jo çdoherë ndothë ajo që planifikonë në jetë, sepse jeta ka ngritje dhe rrënje. Andaj më lejoni të ju tregoj diçka sepse jeta jo çdo herë të qonë në rrugë të shtruar me lule, por ndonjëherë të qon edhe në vende të cilat aspak nuk i ke planifikuar por jetës kjo aspak nuk i interson dhe nuk të pyet se a je i gatshëm apo se sa i/e fortë je, sepse ajo vjenë në një moment papritmas dhe të godetë e të përplasë përtokë por e gjithë kjo mvaret prej teje se a do të rrishë i shtrirë apo do të ngritesh sepse e gjthë kjo mvaret vetëm prej teje. Në këtë jetë gjithëçka mvaret prej teje se a do të triumfojshë apo do të lejojsh të dështojshë sepse ti në dorë e ke timoni e jetës dhe suksesit tënd. Por në jetë nëse ti ke një ëndër duhet ta mbrosh. Sepse shuimca e njerëzve duan të ta mbushin mendjen që ti nuk mund t’ia arrish qëllimit sepse ti je dështak.

Por gjithçka mvaret prej teje se a dëshiron ti që tia arishë qëllimit. Nëse të dëshiron mer arit qëllimit nëse dëshiron atëherë vrapo pas saj. Por nuk duhet pasur frikë nga dështimet? “Më lejoni që tua tregoj një tregim ndoshta gjinia femërore do ta gjeje veten këtu po edhe gjinia mashkullore ndoshta fëmjëria ju kujtohet po edhe koha kur të gjithë ne kemi luajtur me lojëra e jemi munduar që të ndërtojmë një shtëpi me lojërat që i kemi pasur, apo ta zbukurojmi një kukëll me veshje të ndryshme dhe mbas shumë dështimeve nga ndërtimi dhe veshja e kukllës ne ia kemi aritë të ndërtojmi një shtëpi dhe të korim sukses”.

Unë dhe ju asnëherë nuk duhet të kemi frikë që të marim vendime edhe pse ato mund ndonjëherë që të mos na udhëheqin gjithmonë në fitore. Por mos të harojmë se ai që thotë se mundet po dhe ai që thotë se nuk mundet, në këtë rastë të dy kanë të drejtë.

Në jetë të gjithë ne themi se e dëshirojmë suksesin me shpirtë apo thjeshtë e kemi qejf. Por ndonjëherë ndoshta ndodhë edhe e kudnërta e gjithë kësaj. Sepse disa nga ne dhe ju dëshirojmi më shumë të dukemi të paparë. Sepse shumica prej nesh dhe jush nuk e dëshirojmi suksesin se sa e dëshirjomi gjumin. Sepse Frika jonë më e madhe nuk është pafatësia jonë por frika më e madhe është nga fuqia e tejskajshme që e zotërojmë. Sepse shumica nga ne në të vërtetë kemi frikë më shumë nga drita se sa nga erësira. Por vjen një kohë që dëshirojmi ta pyesim veten: Se Kush dëshirojmi që të jemi? Dhe pa pritur të vje një zë nga mbrenda si një mrekulli dhe të thotë: Se nga ti pritet që nëpërmjet inteligjencës dhe zgjuarsisë tënde,praktikës dhe veprave tuaja, ti duhesh të marësh guximin që të luftoshë për një jetë më të mirë.

Sepse unë dhe ju duhet të gjithë ne të punojmi dhe jetojmi që brezat tonë që do të vijnë pas neve që ata mund të shohin me nostalgji punën dhe veprat tona, që edhe ata të marin shembullin tonë në jetë dhe që të luftojnë edhe ata që jeta e pasqyruar në shpirtin e stërmunduar të një brezi të mëparshëm, të gjejë përkrahje, e mbështetje të tyre dhe të mos sugjestinohet nga frika e ekzistencës së një pesimizmi që kërkon të shuajë një planet të tërë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.