Ju ka lënë në dhjetor? Ja si ta kaloni krizën

Ju ka lënë në dhjetor? Ja si ta kaloni krizën

Hidhni 5 aspirina në lavatriçe dhe rezultati do t’ju mahnisë
Gjërat që meshkujt shohin menjëherë te femrat
Bebja i vdiq në krahët e saj, fjalët e gruas do t’ju prekin
Nuk është tradhtia! Ja 12 gjëra më të tmerrshme që ju çojnë drejt ndarjes

Nëse festat ju duken se nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë…ndryshoni drejtim dhe rinisni të ecni drejt dëshirave tuaja. Ka për t’ia vlejtur!

Mbase sapo jeni ndarë nga ai/ajo dhe akoma më keq, në prag festash! Në këtë situatë, festat, përgjithësisht sinonim i familjes dhe i dashurisë, mund të bëhen rraskapitëse: por gjithsesi, ju duhet të mësoni të keni hapësirën tuaj.

Sporti dhe miqtë e duhur ju ndihmojnë të çlironi emocionet. Kushtojini kohë vetes dhe mos harroni ritet e vjetra. Është momenti t’i thoni lamtumirë së shkuarës dhe të filloni një vit të ri.

Hapi i parë…

Jeni keq? Qani. Shtirja nuk vlen asgjë, sepse ajo e shton dhimbjen e brendshme. Lëreni veten të lirë për të provuar atë se çfarë ndjeni. Pavarësisht se si ka shkuar, një dashuri që mbaron, lë pas thyerje zemre dhe lot.

Mos i tregoni detajet çdo personi që takoni; do të pësoni zhgënjim të vazhdueshëm, duke i kaluar festat ndërsa flisni gjithnjë për ish-in tuaj. Më mirë zgjidhni pak persona: ndarja e asaj se çfarë po ju ndodh me dikë tek i cili/e cila keni besim, ju ndihmon të “shfryheni” dhe të çliroheni nga emocionet.

Si të flisni me të tjerët

T’i hidhni tjetrit të gjitha fajet, në fillim mund t’iu bëjë të ndiheni mirë, por kjo nuk është efikase. Tregojeni situatën duke u nisur nga pikëpamja juaj, por duke eksploruar sa të mundni, pika të tjera vështrimi.

Sepse fundja, askush nuk mund të ndihet në të njëjtën mënyrë si ju. Për të shkuar drejt zgjedhjeve të cilat do t’iu falin lumturi, keni nevojë që të përshtateni me situatën e re.

Mos harroni trupin tuaj

Përballë një situate stresi, fiziku është i pari i cili e ndien më shumë atë. Kaloni në kundërsulm: trajtojeni veten mirë. Dhurojini trupit tuaj një ditë të paharrueshme, duke bërë një sauna, banjo turke, ose duke qëndruar në ujëra termalë.

Këto do të jenë një ilaç i vërtetë, jo vetëm për fizikun, por edhe për shpirtin tuaj. Dilni për të bërë vrap, kjo gjë çliron mendjen dhe ju lejon të shkarkoni inatin në mënyrë pozitive. Kur bëjmë aktivitet fizik, trupi bëhet më i zhdërvjellët falë rritjes në tru të nivelit të prodhimit të endorfinës, e cila nxit humorin e mirë.

Eliminoni gjithçka të vjetër

Hapni dollapin dhe përfitoni nga fundviti për të hedhur gjithçka që ju kujton atë: është momenti i duhur për të eliminuar “reliket”, dhuratat dhe mesazhet e dashurisë që ruani ende. Lëreni të shkojë gjithçka që nuk ju përket më, sepse vetëm kështu do të ndiheni tepër të lehtësuar. Ky është një moment i veçantë i vitit në të cilin e vjetra ikën dhe i lë vend së resë: bëhuni njeri entuziast, kurajoz dhe i vendosur.

Rinovoni veten dhe rrobat

Nuk ju duhen shumë para, por vetëm diçka e vogël e cila mund t’iu kënaqë. Zbuloni anën tuaj seksi, që nuk është domosdoshmërisht sinonim i të zhveshurit, por i asaj që thjesht ju bën të bukur në mënyrë natyrale. Nuk do të jetë buzëkuqi përgjigjja e problemeve tuaja, por kjo gjë, sigurisht që do t’iu bëjë të ndiheni më mirë, sepse vetëvlerësimi rritet kur mësojmë gjestet e duhura për t’u marrë me veten.

Çfarë do të bëni?

Gjatë pushimeve, do të keni më shumë kohë të lirë: është momenti i duhur për t’u shkëputur nga interneti dhe të shijoni dimrin. Mos bini pre e tundimit për të parë fshehurazi se çfarë bën ish-i juaj nëpërmjet rrjeteve sociale, përkundrazi, gjeni një moment për të hequr nga “smarti” juaj, aplikacionin që ju merr kohë kot dhe ju mërzit më shumë.

Kështu ju do ta përdorni atë shumë pak. Nuk ka rëndësi nëse nuk i përgjigjeni të gjitha njoftimeve ose mesazheve të urimit, ju më në fund do të rizbuloni kënaqësinë për të vlerësuar heshtjen dhe jetën reale, duke i takuar personat e afërm e të njohurit përballë, duke pirë një kafe. Dilni për shëtitje, organizoni një udhëtim të shkurtër në qytetin më të afërt, në park ose në ndonjë vend shumë të veçantë; rrethohuni nga persona pozitivë, me të cilët mund të qeshni pa fund.

“Rilindja” juaj

Viti i Ri dalëngadalë po afrohet: mesnata ka një efekt të veçantë. Kështu që gjeni momentin për të shkruar gjërat e ndodhura gjatë vitit të vjetër, për t’i lënë pas bashkë me gabimet, dhimbjet dhe gjithçka tjetër që ju ka lënduar, por nga të cilat edhe keni mësuar. Më pas, digjeni fletën nën dritën e një qiriu, ky do të jetë një rit i vogël për t’i thënë “lamtumirë” së shkuarës.

Më pas, imagjinoni se çfarë doni në të vërtetë për të ardhmen tuaj, ndërsa ngrini një dolli për vitin që do të fillojë./gazeta-shqip

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.