Ju kujtohet ky fëmijë në foto? Ja si duket sot

Ju kujtohet ky fëmijë në foto? Ja si duket sot

Edi Rama surprizon vogëlushin me aftësi të kufizuar live në TV (VIDEO)
Burri godet me grusht në kokë foshnjën 8-muajshe që po e mbante dorë njerku, kamerat e sigurisë filmojnë momentin (Video, +18)
NASA i shndërron ëndrrat në realitet: Ata që pranojnë të qëndrojnë të shtrirë për 70 ditë, do të paguhen nga 100 mijë dollarë (Foto)
Calhanoglu: Kur e pashë Qabenë s’munda t’i përmbaja lotët

Vogëlushi nga Nigeria, i cili ishte 2 vjeç kur u bë kjo foto, u gjet i zhveshur dhe gati duke vdekur nga uria.

Dhe nëse nuk do të ishte Anja Ringgren Loven e cila u kujdes për të, ai do të vdiste.

Fotografia ishte bërë 2 vjet më parë kur Loven e gjeti atë pasi kishte kaluar tetë muaj duke jetuar në kushte ekstreme.
Ajo u lakua dhe filloi ta ushqente atë duke i dhënë edhe ujë nga shishja e saj, transmeton Gazeta Express.

Dhe fotografia e kapur në atë moment ishte bërë hit nëpër botë. Ajo më pas e mbuloi vogëlushin me një batanije dhe e dërgoi në spitalin më të afërt për trajtim.

Kur Hope arriti në spital, atij i dhuruan ilaçe për t’ia hequr krimbat nga barku dhe transfuzion ditor gjaku për të prodhuar më shumë qeliza të kuqe në trupin e tij.

Anja e mori vogëlushin, e pastroi dhe e mjekoi, pasi ai ishte braktisur nga komuniteti i tij. Shpenzimet e mjekimit të vogëlushit ishin mjaft të mëdha. Kështu Loven kërkoi ndihmë.

Ajo e kishte publikuar në Facebook fotografinë e vogëlushit dhe kishte kërkuar donacione për të paguar mjekimin e tij.

Pas dy ditësh, ajo grumbulloi një milionë dollarë nga donacionet përreth botës. Loven është themeluese e një fondacioni për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve afrikanë, të cilën e krijoi pas rastit me këtë vogëlush.

Dhe pas vetëm 8 javësh mjekim, vogëlushi filloi të dukej normal. Ai u emërua “Hope” që në shqip do të thotë “Shpresë”.

Loven publikoi fotografitë e tij se si duket ai tani dhe tha: “Siç mund ta shihni në fotografi, Hope është duke u kënaqur me të vërtetë me jetën e tij tani dhe 35 vëllezërit dhe motrat e tij të reja të cilët që të gjithë kujdesen për të, luajnë me të, mësojnë me të dhe sigurohen se ai është mirë dhe po merr dashurinë e nevojshme”.

Image

Image

Image
Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.