Ju që pini kafe çdo ditë, lexojeni

Ju që pini kafe çdo ditë, lexojeni

Ndaloni gjakderdhjen nga hunda për 10 sekonda me këto tre produkte
Dy mënyra të thjeshta për të zëvendësuar efektin e kafes në mëngjes
Dieta me qumësht, si të humbisni dy kilogramë brenda një jave
Provoni ilaçin që largon dhimbjen e fytit për 4 orë

Një studim i ri ka gjetur se pirja e rregullt e kafesë nuk çon në rrahje të tepërta të zemrës – një studim i mëhershëm që thoshte se konsumimi i kafeinës mund të çrregullojë ritmet e rregullta kardiake.
Studimi, që u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos, është më i madhi që dëshmon lidhjen mes kafesë dhe zemrës.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Gregory Marcus, tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.

Ekipi i hulumtuesve studiuan 1.300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë, si obeziteti dhe depresioni.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.