31 C
Skopje
August 13, 2018
Offside

Juventus sfidon Milan për francezin, mund të transferohet te bardhezinjtë me parametra zero

Nuk do të ishte një e re që Juventus të sigurojë blerjen e një futbollisti të ri me prespektivë të madhe, me parametra zero. Janë të shumtë precedentët e famshëm si: Pogba, Coman, Emre Can vetëm për të cituar disa. Adrien Rabiot, i kërkuar nga Milan dhe në skadim të kontratës në vitin 2019 dhe njëri prej motiveve pse nuk ka vendosur ende të rinovojë kontratën me PSG, mund të jetë  pikërisht ai i largimit me parametra zero vitin e ardhshëm.

Sikurse raporton media sportive italiane, aq pranë klubit torinez, ‘Tuttosport’, i riu mesfushor francez mund të transferohet me parametra zero te Juventus verën e ardhshme. Një goditje e rëndësishme dhe e papritur, që do të zinte në kundrasulm Milan, që interesohet prej kohësh për Rabiot.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Wilder konfirmon praninë e tij në Irlandë, në duelin mes Fury dhe Pianeta

shprehja

Zyrtare, talenti i Milan i bashkohet Sassuolo-s

shprehja

Partizani bën ndryshime në stafin teknik, një javë para fillimit të kampionatit

shprehja