Kamikazi i ISIS-it hedh veten në erë, dhjetëra luftëtarë kurdë e pësojnë keq – pamjet rrëqethëse filmohen me dron (Video, +18)

Kamikazi i ISIS-it hedh veten në erë, dhjetëra luftëtarë kurdë e pësojnë keq – pamjet rrëqethëse filmohen me dron (Video, +18)

Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngriten në nivelin e kombeve të tjera evropiane
Mbrëmë u sulmuan tre persona në Tetovë
Detaje për vrasjen e Ivanoviç, policia: Pronari i makinës nga e cila u qëllua është në Serbi
Futsal Shkupi prezantoi dy super përforcime (FOTO)

Pamjet e filmuar me dron kanë kapur momentin rrëqethës kur një kamikaz hedh veten në erë në qytetin sirian Raqqa.

Në videon e publikuar më poshtë shihen ushtarët kurdë (ypk) duke vrapuar për ta shpëtuar kokën, derisa një veturë po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre e cila ishte e mbushur me eksploziv dhe e ngiste një militant i ISIS-it, transmeton Telegrafi.

Vetura shpërthen pranë tyre duke krijuar një re të madhe tymi të zi, pluhuri dhe rrënoja të ndërtesave përreth. Copëzat e bombës artizanale kanë goditur disa nga ushtarët kurdë të cilët përplasen në tokë.

Ende nuk dihet se njerëz gjendeshin në ndërtesën e cila është shkatërruar nga shpërthimi, ose sa prej tyre janë goditur nga copëzat e bombës. /Telegrafi/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.