Këmbësori lëndohet rëndë gjatë aksidentit në Shkup

Këmbësori lëndohet rëndë gjatë aksidentit në Shkup

Zulfi Adili – Qufa emërohet në këtë post
“Nuk kam nevojë për asnjë gazetar që…”
Në stadin e fundit të “Balenës së kaltër”: Shpëtohet 27-vjeçarja që tentoi vetëvrasjen” (Foto)
Shkupjani rrahë dy banorë të Haraçinës

Një këmbësor është lënduar më rëndë në një nga gjithsej gjashtë aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në një është shkaktuar dëm material, transmeton MIA.

Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madhe të kundërvajtjeve. Njëzetë e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer ka kaluar në të kuqe në semafor, gjashtë shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, një shofer për rreshtim të parregullt dhe gjashtë shoferë për tejkalim të parregullt. Nga komunikacioni janë shkyçur dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 shoferë para se të pajisen me leje për drejtim të automjetit dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 14 automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 98 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 97 automjete.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.