Kërkesa e Besës s’ka arritur në Regjistrin Qendror (VIDEO)

Kërkesa e Besës s’ka arritur në Regjistrin Qendror (VIDEO)

Familja Uka jeton në kushte të vështira (VIDEO)
Policia blindon Shkupin, masa të shtuara në kryeqytet
Sela ja kur do të vendos për zv/ministrat dhe sekretarët, garë e madhe
Tetovari arrestohet në Tabanoc, kërkohej për “tentim për përdhunim”

I ashtuquajturi “krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa ende nuk ka dorëzuar deri në Regjistrin Qendror kërkesën për ndërrimin e emrit të kryetarit të partisë, nga Bilall Kasami në Nexhbedin Kahremani. Zëdhënësi i kësaj partie Orhan Murtezani tha se ekipi i avokatëve të angazhuar nga ana e tyre po përgatisin dokumentacionin dhe ditëve në vijim pritet që të njëjtin ta dërgojnë. Nuk dihet nëse dokumentacioni pos firmave të 64 anëtarëve të Këshillit Qendror, posedon edhe vulën e partisë.

Është një proces që po rrjedh që ne si Lëvizja Besa kemi angazhuar avokat i cili po ndjek procedurën për ndryshimin e emrit të ish kryetarit dhe regjistrimin e deputetit Nexhbedin Kahremani si u.d kryer i Besës në Regjistrin Qendror të partive politike. Ky proces duhet të përfundojë me epilog se cili do i ketë vulat e partisë. Gjykatësi e ka shumë të lehtë të verifikojë përmes firmave të anëtarëve të Këshillit Qendror që janë deponuar për shkarkimin e ish kryetarit. Ne jemi të bindur që do i marrim vulat e partisë sepse i njëjti Këshill Qendror që e emëroi ish kryetarin, e shkarkoi të njëjtin dhe e ka emëruar një tjetër. Ne jemi të bindur që juridikish ne duhet t’i marrim vulat – deklaroi Orhan Ramadani, Zëdhënës i Lëvizjes BESA.

Alsat drejtoi pyetje deri në Regjistrin Qëndror për të konfirmuar nëse kanë kërkesë për emërimin e Kahremanit si u.d kryetar i Besës, por nga ky institucion konfirmuan se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë.

Regjistri Qendror

“Regjistri Qëndror njofton se deri në ora 15:00 të ditës së djeshme, nuk ka pranuar kërkesë për ndryshimin e emrit të kryetarit të partisë politike “Lëvizja Besa” nga Bilall Kasami në Nexhbedin Kahremani. Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike, dhe nëse e njejta dërgohet gjatë fundjavës atëherë përgjigjen dhe shqyrtimi do të bëhet në fillim të javës që vjen”.

Nëse Regjistri Qendror i përgjigjet negativisht kërkesës së Lëvizjes Besa për ndërrimin e emrit të kreut të kësaj partie, kjo e fundit atëherë mund të ngrit padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Regjistrit Qendror. Pavarësisht procedurave, vet Kahremani tha se nëse edhe vendimi i Gjykatës nuk është në favor të tyre, nuk përjashtohet mundësia për formimin e një partie të re. Ndërkohë mbështetësit e Bilall Kasamit protestuan një ditë më parë para ambulancës së Kahremanit në Tetovë prej të cilit kërkuan dorëheqjen nga posti i deputetit.

Alsat-M

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.