Këto janë disa vendime të Qeverisë së Maqedonisë në mbledhjen e fundit të saj

Këto janë disa vendime të Qeverisë së Maqedonisë në mbledhjen e fundit të saj

Policia jep detaje rreth incidentit të mbrëmshëm në kafeterin BARCODE
Derivatet e naftës me çmime të reja
LSDM demanton kandidaturën e Skender Halimit në Haraçinë (FOTO)
BESA NË SHKUP NGEL PA SELI (VIDEO)

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Maqedonisë janë marrë disa vendime. Njëri nga këto është edhe dëmshpërblimi i fëmijëve viktima të dhunës.

Vendimi është marrë në propozim të Ministrisë së Drejtësisë.

“Në seancën e sotme është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për programin për dëmshpërblimin e fëmijës i cili është viktimë apo është dëmtuar me veprim me të cilin me ligj është paraparë si vepër penale të dhunës dhe të akteve të tjera të dhunës individuale apo grupore për vitin 2018”, kumtojnë nga Qeveria.

Qeveria e ka miratuar edhe Informacionin për programin vjetor për ndërtim, rindërtim, përmirësim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore, për vitin 2018.

Gjithashtu, është miratuar Informacioni për formimin e një komiteti drejtues për Konzorciumin për forcimin e proceseve zgjedhore dhe politike për realizimin e reformave kyçe.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.