Kjo është arsyeja e tmerrshme që shtyu babanë monstër nga Maqedonia ta vrasë foshnjën e porsalindur në Viti (FOTO)

Kjo është arsyeja e tmerrshme që shtyu babanë monstër nga Maqedonia ta vrasë foshnjën e porsalindur në Viti (FOTO)

Irinej: Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë – ajo është shpirti i serbit
Arrestohen katër veta për zjarrin tek deponia e Strugës, kërkohen porositësit?
Nesër mbahet takimi Ahmeti-Thaçi në Tetovë, ja çfarë do të bisedohet
Shkëndija pa problem u kualifikua

Babai që vrau foshnjën e porsalindur në Viti, të cilën të martën ia la nën përkujdesje e ëma, është identifikuar me emrin Xhezmi Kosumi dhe është nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni.

Xhezmi Kosumi, babai monstër, 32 vjeçar, që dyshohet se vrau foshnjën e porsalindur, sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Express, nuk e ka pranuar që fëmija i porsalindur është i tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fëmija është hedhur në një përroskë afër shtëpisë së vrasësit në Viti dhe gjithashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur pasi e ëma e kishte lënë foshnjën nën përkujdesje të babait, e që më pas ai e ka mbytur.

Gazeta Express ka vizituar sot shtëpinë ku ndodhi krimi, dhe sipas informacioneve të marra, Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani (një djalë të moshës 5 vjeçare dhe një vajzë të moshës 6 vjeçare).

Vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, e identifikuar me emrin Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”.

Policia dje pas krimit, së bashku me ambulancën, trupin e foshnjës së vdekur e kanë gjetur të mbështjellë me batanije në përroin e fshatit Letnicë të Vitisë./Express/

Ky është shtëpia e Xhezmi Kosumit në Viti:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/lajme/kjo-eshte-arsyeja-e-tmerrshme-qe-shtyu-babane-monster-ta-vrase-foshnjen-e-porsalindur-ne-viti-foto-426800/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.