Konjufca i VV-së : Ja pse nuk arritëm ti bashkojmë partitë shqiptare në Maqedoni

Konjufca i VV-së : Ja pse nuk arritëm ti bashkojmë partitë shqiptare në Maqedoni

Liderët me të cilët u takua HAN
PROFIL: Ish -komandanti i UÇK-së, zv/kryeministër në qeverinë e re
ZYRTARE: Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kosovës
Dy plaçkitje në Shkup

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M, ku ka folur për situatën politike në Maqedoni.

Ai tha se me partitë politike shqiptare ka pasur takime edhe para zgjedhjeve të 11 dhjetorit edhe pas zgjedhjeve, por sipas tij, ka qenë e pamundur të bashkohen.

“Kemi pasur takime me Ahmetin, Kasamin dhe Selën dhe arsyet që ata kanë treguar për të mos u bashkuar nuk kanë arritur të më bindin se janë esenciale. Por edhe tani që kanë arsyet nuk po arrijnë të më bindin për të mos u bashkuar”, tha mes tjerash Konjufca.

Ai tha se ideja e Vetëvendosjes ka qenë që gjitha partitë shqiptare të jenë ose në qeveri ose opozitë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.