KONKURS LETRAR NË SHKUP (FOTO)

KONKURS LETRAR NË SHKUP (FOTO)

Zyrtari i Barçës: Jemi afër marrëveshjes me Coutinho dhe Dembele
Manojllovski nuk tërhiqet: Ja cfarë thotë për homoseksualët dhe mesazhin për BDI (Video)
Dashnori e lë pa tekst Arbana Xharrën! (FOTO)
Javën e ardhshme do të votohet rikthimi i linjave 9 dhe 19 në Shkup
KONKURS LETRAR
Komuna e Çairit në Shkup planifikon te sheshi i saporindërtuar “Skenderbej” të organizojë orën letrare me pjesëmarrjen e poetëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria e mërgata. Mbrëmja letrare do të mbahet më 2 shtator 2017 (e shtunë) dhe do të nisë në ora 20.00.
KUSHTET: Poetët që konkurojnë për pjesëmarrje në këtë orë letrare duhet që tekstet e tyre t’i kenë të shkruara në gjuhën shqipe ose në ndonjë gjuhë tjetër, por edhe me variantin e përkthimit në shqip. Poezitë ose prozat e shkurtëra nuk duhet të jenë më të gjta se 40 vargje ose prozat jo më shumë se një faqe shkrimi, të jenë të shkruara pa gabime të konsiderueshme gjuhësore, me porosi e qëndrueshmëri ideore e artistike. Tematikisht poezitë duhet të lidhen për figurat e ngjarjet me rëndësi historike shqiptare dhe frymëzime të tjera poetike. Juria letrare nuk lejon vargje që më vete ngërthejnë urrejtje, shund letrar dhe mangësi strukturimi poetik, tematik, refleksiv e motivues për dashamirët e vargërimit poetik.
Me kërkesën e jurisë letrare, Komuna e Çairit e mnotivon financiarisht pjesëmarrjen e autorëve, gjegjësisht heq shpenzimet e udhëtimit; atyre nga Maqedonia do t’u hiqen shpezimet në vlerë 1.000 denarë, për të Kosovës 2.000 denarë (rreth 32 euro), për të Shqipërisë e mërgatës 3.000 denarë (rreth 50 euro). Për të fundit është e siguruar edhe buajta për një natë. Të gjithë pjesëmarrësve u shtrohet darka.
Juria letrare ka vendosur që pjesmëarrësit duhet të praqiten me krijimet e tyre deri më 28 gusht 2017 (ora kompjuterike 24.00), që të ketë lehtësi t’i përzgjedhë poezitë dhe t’ua bëjë me dije pjesëmarrësve të lejuar nga juria deri më 30 gusht 2017 se cilët do të marrin pjesë në orën letrare. Adresa elektronike ku duhet t’i dërgojnë krijimet letrare janë; fadilcurri@gmail.com, ose në FB e Fadil L. Curri, ahmet_selmani@yahoo.com ose në FB e Ahmet Selmani, rexhepbajrami54@yahoo.com apo dhe në FB e Rexhep Bajrami. Të gjitha shkrimet dërgohen në rubrikat interne (inbox).
Përshëndetje e suksese!
JURIA LETRARE
Fadil Curri, kryetar