Kreatina: Çfarë është, si ndikon dhe efektet e saja anësore

Kreatina: Çfarë është, si ndikon dhe efektet e saja anësore

Thuani “Jo” lëngjeve të frutave për fëmijët deri në 1 vjeç
Pjepri, ky frut i mrekullueshëm dhe vetitë e tij kuruese që nuk i keni ditur
Provoni ilaçin që largon dhimbjen e fytit për 4 orë
6 thelpinj hudhra të pjekura, ja çfarë i bëjnë trupit për 24 orë!

Kreatina funksionon. Peshëngritësit e dinë këtë, profesorët e dinë, e gjithashtu e dinë edhe tregtarët që shesin gjëra të ngjashme.

Por, askush nuk duhet të fut në trupin e tyre ndonjë gjë pa i peshuar mirë të mirat dhe të këqijat e ndonjë produkti. Kjo vlen për çdo produkt, duke filluar nga birrat, deri te kërpudhat, e gjithashtu edhe deri te këto amino acidet e famshme të quajtura kreatinë, transmeton Telegrafi.

Kreatina e rritë aftësinë e trupit për të prodhuar energji më shpejt. Me më shumë energji, ju mund të ushtroni më shumë, më shpesh dhe të korrni rezultate më shpejt.

Është shumë e thjeshtë: Nëse mund të bëni më shumë përsëritje apo të ngritni pesha më të mëdha, atëherë muskujt tuaj do të forcohen dhe do të bëhen më të mëdhenj.

Hulumtuesit thonë se kreatina është më efektive në ushtrimet me intensitet të lartë dhe në aktivitetet eksplozive. Kjo përfshin trajnimet me peshë dhe aktivitetet si vrapimi sprint, futbolli, etj.

Sa i përket sigurisë së përdorimit të këtij suplementi, ekspertët aspak nuk ua rekomandojnë personave nën 18 vjeç përdorimin e kreatinës.

Pasi që fëmijët janë ende në fazën e rritjes, shkenca ende nuk e din ndikimin që mund ta ketë kreatina në muskujt dhe eshtrat e tyre përderisa ata rriten.

A do t’ju transformojë kreatina?

Kjo pyetje, me përgjigjen e së cilës pajtohen të gjithë ekspertët: Askush nuk e din!

Kreatina ka efekte të ndryshme në çdo individ. Kreatina thjesht nuk vepron njëjtë te çdo person – është gjë gjenetike kjo.

Por, efektet e saja mund t’i vëreni brenda një jave – nëse volumi i ushtrimeve tuaja rritet, atëherë kreatina është duke funksionar. Nëse jo, atëherë më mirë të mos e përdorni fare! /Telegrafi/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.