Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

Krim i rëndë në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

Mjeku i shkruan ministrit Taravari
Aleanca për Shqiptarët: 550 vjetori i Skënderbeut, ditë reflektimi për të qenë të bashkuar
Rrezik për keqpërdorimin e të dhënave personale
Sakrificat për të kaluar kufirin (FOTO)

Tirana tronditet nga një krim i rëndë në familje.

Burri ka vrarë gruan me automatik dhe më pas ka qëlluar veten. Policia njoftoi sot për krimin e rëndë të ndodhur në banesën e çiftit zonën e njohur si frutikulturë, Kamëz, në Tiranë.

Viktimat e identifikuar me inicialet Halil Lita dhe Dije Lita janë gjetur të pa jetë në banesë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5. “Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi Halil Lita, ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen Dije Lite dhe më pas ka qëlluar veten” informon policia e Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.