Krisin armët, shqiptari lëndon një polic maqedonas, ja ku ka ndodhur

Krisin armët, shqiptari lëndon një polic maqedonas, ja ku ka ndodhur

Rusia, plan për Kosovën?
Alarmi për bombë, evakuohen stacionet në Moskë
Shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska” shënon 109 vjetorin e ditës së alfabetit
Fillon Epopeja e UÇK-së

Një polic maqedonas është dërguar në spital, kurse kanë krisur edhe armët në një incidente, që ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 1 pas mesnate.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Orizarë, deri sa policë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Veles në kuadër të aktiviteteve për zbulim dhe pengim të prerjes së jashtëligjshme të drunjve, kanë tentuar ta ndalojnë një kamion me drunj, që është drejtuar nga N.А.(43) nga Buzallakova, fshat i banuar me shqiptarë, shkruan Gazeta Lajm.

Mirëpo ai nuk ka respektuar shenjën e policisë për ndalim dhe ka tentuar të arratiste me kamion, duke startuar me shpejtësi të madhe në drejtim të policëve. “Ata me qëllim që ta ndalojnë kanë shkrepur disa plumba në rrotat e kamionit, me ç’rast N.A. me veturën e tij ka goditur njërin prej policëve.

I lënduari është transferuar në qendrën mjekësore ne Veles, ku i është konstatuar lëndim trupor, e pastaj është lëshuar për kurim shtëpiak, kurse N.A. është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor”, njoftoi policia, shkruan Gazeta Lajm.

Në vendin e ngjarjes ka dalë një ekip nga SPB në Veles, kurse për rastin është njoftuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.