Kriza në Lëvizjen BESA, flet Kim Mehmeti

Kriza në Lëvizjen BESA, flet Kim Mehmeti

“Betmeni” i protestave, pëson aksident (Foto)
Drejtoria e Ardhurave Publike në Maqedoni me udhëheqës të ri
Ministrat e rinjë në duartë e Fatimes
Vrasje në tentativë ndaj një banori 42-vjeçar në Kërçovë

Publicisti, shkrimtari dhe aktivisti publik Kim Mehmeti, është përfshirë dhe ai në mënyrë tangentale në debatin mbi ndarjen e Lëvizjes BESA, por jo me qëndrime politike. Ai, si njeri i letrave, është vënë në mbrojtje të shtëpisë botuese Logos-A, themelues dhe drejtues i së cilës është Adnan Ismaili, njeriut që është vënë në shënjestër të krahut të Bilal Kasamit, edhe pse pa ndonjë akuzë konkrete, por vetëm me përfolje të figurës dhe rolit të tij te BESA.

Mehmeti ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij, përcjellë kjo dhe me titullin e statusit: Larg duart e pista politike nga Sh.B. ‘Logos-A’

“Që mos del se u iki pyetjeve për atë që ndodh në Lëvizjen BESA, e them shkurt e qartë: nuk e di cilat janë arsyet e grindjes brenda kësaj partie, e as që merrem me to! Lidhshmëria ime me këtë Lëvizje ka marr fund që ditën kur përfunduan zgjedhjet parlamentare! Por megjithatë, ka diçka që më bënë përshtypje dhe bie në sy: insistimi i të pakënaqurve nga Tetova që në këtë grindje brendapartiake ta përfshijnë dhe pronarin e Shtëpisë Botuese “Logos – A”, mbase pse duan ta rrënojnë këtë vatër të librit shqiptar. Jo sot, por edhe në të kaluarën, thuaje gjitha qeveritë e Maqedonisë, kanë bërë çmos që ta mbyllin këtë institucion të suksesshëm që u bë në një lloj ministrie e kulturës shqiptare, por nuk ia dolën ngaqë e mbrojtëm ne që e dimë se këtij populli nuk i mungojnë politikanë e parti, por institucione kulturore! Dhe kush mund ta paramendonte se do vijë dita kur këtë shtëpi botuese do duhet ta mbrojmë nga të pabesët e Besës, nga ata që i rriti kjo vatër kulturore! Dhe se atyre do duhet t’ua përsërisim atë që ua thoshim qeveritarëve që donin ta rrënonin atë: larg duart e pista politike nga Shtëpia Botuese ‘Logos –A’!”, shkruan Kim Mehmeti. /tesheshi.com/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.