Kujdes pamje të rënda – Rusi, kampion bote në peshëngritje vritet në një përleshje në rrugë

Kujdes pamje të rënda – Rusi, kampion bote në peshëngritje vritet në një përleshje në rrugë

Shkupjani theret tre herë me thikë, ja në cilën lagje ka ndodhur rasti
Ivanov refuzon mandatimin e Zaev për kryeministër: Platforma shqiptare cënon sovranitetin
Mançevski: E presim mandatin për konstituimin e qeverisë
BESA do të del në mejdan me Zendelin, Memedin, Sejdiun e Kasamin për t`i fituar këto komuna

Rusi, Andrey Drachyov, Kampioni i botës në peshëngritje humbi jetën në spital pasi mori lëndime të rënda në kokë pas një përleshjeje në rrugë në qytetin Khabarovsk.
Ngjarja u regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali të dielën dhe e gjithë skena tronditëse është filmuar në kamera.
Nga pamjet duket se mes 22 vjeçarit dhe vrasësve të tij nuk ka qenë një sherr i rastësishëm por një dakordësi për të zgjidhur konfliktin me përleshje.
Pamjet janë publikuar në një kanal të Telegram, Mash


Kundërshtari i tij duket i trajnuar mirë në artet marciale dhe pasi e rrëzon në tokë Drachyov e qëllon disa herë në kokë para se të ndërhyjnë rojet e sigurisë të lokalit para të cilit ndodhi përleshja.
Policia lokale deklaroi se Drachyov humbi jetën në spital për shkak të dëmtimeve të rënda. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim kraniocerebral, “tha policia lokale në deklaratë.
Vrasësi i identifikuar si Anar Allakhveranov është shpallur në kërkim.
Drachyov ishte kampion bote në peshëngritje për të rinj në vitin 2008 dhe në 2011 mori
medaljen e argjendtë në kampionatin botëror në nivel të lartë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.