Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

Estrada shqiptare apo ”Shkatërrimi i rinis shqiptare”
Dy komplekse te shqiptarët
Hapat tua vëzhgohen!
Shtylla kryesore e jetës

imKur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin, ujku i ruante delet !

S’është kjo thjeshtë vetëm një thënje, por është një e vërtetë. Të mirat vijnë nga Krijuesi i Gjithësisë, të këqiat nga veprimet e njeriut !..

Dua të flas me vëllezërit e mi në aspektin shpirtërorë, komponen- të kjo, që e bënë njeriun – njeri !

I nderuari Hoxhë Voka ka thënë : “ Pa fe pa dije sado që e sheh të gjallë të vdekur dije “ !

Tani ne po nxjerrim kuadro universitare, edhe pse jemi ende në 5% me arsim të lartë, që s’mund të lavdërohemi, por fjalën e kam diku tjetër siç ju thashë ! Ne s’jemi popull pa fe. Deklarohemi si fetarë, por vërtetë sa fetarë – praktik jemi ? Krijuesi i Gjithësisë nga ne kërkon të jemi besimtarë praktik, të devotshëm. Pa këto parime punët tona do të çalojnë edhe më në ç’do aspektë, sepse Besa e dhënë Zotit (EMANETI) duhet të rruhet, dhe shkojë në vend.

Ne themi se e duam Zotin, por NUK i zbatojmë URDHËRAT e Tij ! Dëshirave tona u japim përparësi, e çka do bëhej po mos t’a kishte vurë gjithë këte precizitet (rregull) ZOTI – në kete Gjithësi – (Univers) ?… Kështu do duhej edhe ne t’i respektonim rregullat që janë definuar për NE njerëzit, nga ana e Krijuesit !.. Fjalën e kam – PSE dëshirat tona s’po (na) realizohen ashtu si duam ne ? Pse po na dalin të gjitha këto pengesa , padrejtësi dhe nëpërkëmbje nga të tjerët ?

Ne siduket edhe më – kemi nevojë për t’i rregulluar punët tona në raport me vetveten, njëri – tjetrin dhe me Krijuesin e Gjithësisë – All-llahun xh.sh., që t’a meritojmë kenaqesine dhe ndihmën e Tij, për të mos luajtur tjerët me NE – NE me vetveten!

Kjo po më mundon dhe po dua t’ë kërkoj fajin në lëshimet që po i bëjmë – Ne në këtë aspekt të cilin dua ta trajtojë në këtë shkrim. Ne kemi një veçori Madhore, sepse kemi vlera të lashta Kombetare dhe Fetare.

Duhet t’i ruajmë dhe kultivojmë ato. Feja dhe Kombi, janë EMANETE. Duhet t’u dalim zot, t’i respektojmë nëse duam të na shkojnë punët mbarë, që të jetë All-llahu i Lartesuar i kënaqur me NE !

Qëllimi kryesorë që kemi ardhur në këtë jetë është që T’a njohim, besojmë, dhe respektojmë Zotin- All-llahun e Lartesuar dhe – Të mësojmë, të punojmë – të bëjmë sa më shumë punë të mira jo vetëm për vete. T’i gëzojmë të mirat e kësaj jete, dhe nesër në Jetën e Pasosur sipas veprave tona – t’a meritojmë Xhennetin !

Si do t’i kishim përshkruar veprimet tona gjatë ditëve që po i kalojmë në këtë jetë të shkurtër – në raport me rregullat që na i përcaktoi Zoti i Lartesuar !..

Ai – Allahu na solli në ketë jete pa na pyetur fare !

Pra, Urdhëri i Krijuesit është më i madh se dëshirat e njeriut !.. Allahu e dinë më së miri çka na duhet neve. Katalog (Udhërëfyes) e kemi Kur’anin të cilin na e dërgoi Ai -Zoti xh.sh (përmes Xhibrilit) – ke i Dërguari i Tij – Muhamedi a.s – Krijesa më e Përsosur – njerëzore, i Cili me dinjitet – transmetoi Fenë e Vërtetë, Islamin – Fe – për mbarë njerëzimin !.. Jetës i dha kuptim dhe mësoi “njeriun” – për t’u bërë NJERI, për t’a kuptuar qëllimin e tij pse ka ardhur në këtë jetë, dhe si të jeton në te (me përgjegjësi), dhe ku do të shkone – pastaj (në Përjetësi) ….Atje ku do t’i korrë të mbjellurat !..

Dhe NE, deri sa të jemi besimtarë vetëm me deklarata dhe jo me besimin e sinqertë në zemër, dhe vepra të mira, ende do të vuajmë në rrugëtimin tonë jetesor , nëse e bëjmë pa këtë komponentë Shpirtërore – Madhore – Promotore !..

Për t’i vurë punët tona në binarë duhet – sa më shpejtë të inplementohet – MËSIM BESIMI si Lende – në shkollat tona edhe ate nga klasët e ulta fillore.

Me inplementimin e Mësim Besimit – NE shqiptarët kemi ngelur të fundit në Ballkan. Këtë që moti e ka bërë Perëndimi ku po mëtojmë NE – të shkojmë !..

Sa më shpejtë duhet të përmirësohet ky lëshim i madh. Me këte, do të kontribonim që në shoqërin tonë të mos ketë gjëra devijuese – shkatëruese siç janë: alkooli, droga e lloj lloj sëmundje tjera që më parë s’kanë qenë prezente (e as të njohura) në familjet tona – shqiptare !…

Me këtë komponentë Shpirtërore do të ngritnim personalitete, autoritete të cilët do të kenë frikë – respekt All-llahun dhe s’do ta tradhtonin EMANETIN. Kështu do të dëgjohej fjala jonë, dhe s’do të na mungojë ndihma e Allahut te Lartesuar ! Mendoni si mundet të fluturojë një shpend vetëm me një krahë ? Patjetër duhet të bëjmë ndryshime në vetvete – PER Nje ndërgjegjësim më të madh fetarë.

“All-llahu nuk e ndryshon situaten e një populli, derisa ata te ndryshojne vetveten” (Rad : 11)

Ka ardhur koha edhe pse me shumë vonesë t’i shkrijmë “Dy stadionet” në NJË, siç thoshte hoxha i nderuar Jakup Hasipi All-lluhu e mëshiroftë me Xhennetet me te Larta – Firdeusin ! AMIN !..

Ata që deri dje nguronin të bënin Bismilah t’i fillonin punet e mira me emrin e All-llahut – sa më shpejtë të Bëjnë kete !.. Të bëjë Bismilah – nxënësi në bankat shkollore, në shtëpi dhe gjetiu…Poashtu edhe mësuesi, arsimtari, intelektuali dhe të tjerët në funksione të larta !

Mos të turpërohen nga askush. Të vinë, të prezentojnë në faltore (në rreshta) së bashku me ata që falen (me xhematë). T’i fillojnë punët, aktivitetet e tyre në emër të Zotit –Allahut xh.sh. – për të na shkuar punët mbarë. Kështu do ta mbanim BESËN me Krijuesin e Gjithësisë – All-llahun dhe do ta meritonim kenaqesine dhe ndihmën e Tij !

Do dëshiroja të shkruaj edhe më. Kësaj here me kaq – po përfundojë këtë shkrim – për JU (dhe veten time) Vëllezërit e mi që ju dua shumë – Në emër të Zotit xh.sh ! Këte ua themë publikishtë . Këtë duhet t’a bëni edhe Ju me të gjithë ata që i doni me emrin e Tij – Allahut te Lartesuar. Kështu – ardhmëria jonë do te bëhet – më e lumtur dhe me kuptimplote .

Allahu i Madhërishëm na falte dhe mëshirofte – na begatoftë me begatit dhe mirësite e Tij të pakufishme!..AMIN Insha’Allah !..

Dhashtë Zoti nesër në Jetën e Pasosur – me punët – veprat tona të mira – të na shpërbleje me Parajse / Xhennet më të Larta – Firdeusin – InshaAllah – AMIN !

Vehbi Ibrahimi Xhigoli – Shkup

 

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.