Kur dikush ju fyen, përkujtone këtë tregim

Kur dikush ju fyen, përkujtone këtë tregim

Qyteti i librit – 200 banorë, 12 librari
FOTO /Kush është më i pasur se Bill Gates?
Pse u vendoset pëllumbave unazë në këmbë?
VIDEO | Ndez 10 mijë “petarde” përnjëher, shikoni ”magjinë”

Një perëndimor faqezi kishte dëgjuar për një mësues feje dhe kishte vendosur ta provokonte. Pasi kishte shkuar në tempullin e tij, kishte filluar ta fyente dhe ta poshtëronte në të gjitha mënyrat e mundshme …
Mirëpo, gjatë gjithë ngjarjes, mësuesi (i fesë) kishte mbetur plotësisht i përmbajtur, asnjë muskul nuk i kishte lëvizur. Perëndimori nuk kishte mundur të besonte. Pas gjysmë ore, ai më nuk kishte mundur ta fyejë, e kishte humbur të gjithë energjinë e tij dhe më në fund kishte vendosur ta pyeste mësuesin:
“Unë i kuptoj ato gjërat tuaja shpirtërore, kinse juve nuk ju intereson se çka mendojnë njerëzit, por unë të poshtërova dhe të ofendova, ti duhet të mësosh se duhet të luftosh për veten.”
Për herë të parë, mësuesi foli: “O bir, a mund t’i bëj vetëm 2 pyetje?”
“Natyrisht”, i tha njeriu.
Atëherë mësuesi i tha: “Nëse ti ma sjell një dhuratë, kurse unë nuk e pranoj, kujt i takon akoma ajo dhuratë?”
Njeriu tha: “Epo, nëse nuk e pranon dhuratën, atëherë ajo akoma më takon mua.”
Pastaj mësuesi vazhdoi: “Dhe tani, biri im, nëse ti për mua ke vetëm fyerje, kurse unë nuk e pranoj atë, atëherë kujt i përket akoma ajo fyerje?” /novasvest.com/
Përshtati: Miftar Ajdini

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.