Kur do të vendoset numëruesi i borxhit publik në Portën Triumfale të Shkupit?

Kur do të vendoset numëruesi i borxhit publik në Portën Triumfale të Shkupit?

Kapet sërish një gjarpër në Tetovë, Uka Aliti apelon qytetarët të kenë kujdes (FOTO)
Mbrëmë u sulmuan tre persona në Tetovë
LR-PDSH zgjedh kryetarin e ri të Degës së Tetovës (FOTO)
Çfarë thotë Jeta Xhara për Ziadin Selën (FOTO)

Qeveria e Maqedonisë po shqyrton mundësinë për vendosjen e numëratorit të borxhit publik, në Portën Triumfale të Maqedonisë me qëllim që, ashtu siç premtoi lideri i LSDM-së dhe tani kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nëpërmjet këtij mekanizmi për transparencë dhe llogaridhënie të parandalohet keqpërdorimi i parave publike, shkruan Portalb.mk.

“Numëratori ekonomik do të vendoset në pajtueshmëri me të premtuarën në Portën Triumfale “Maqedonia” me çka për momentin po shikohen mundësitë që ajo të bëhet  në suaza të rregullores legjislative. në mënyrë rregullativë dhe ligjore”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai gjithashtu theksoi se edhe pse kjo duket procedurë e gjatë “për momentin nuk ka diçka konkrete se si dhe çfarë do të bëhet, megjithatë ideja është që ai te vendoset, në mënyrë të drejtë dhe formale”.

Sipas asaj që është premtuar nga Zaev, numëruesi ekonomik do të vendoset në Portën Triumfale “Maqedonia” me qëllim që aty për aty të detektohen parregullsitë në buxhetin shtetëror dhe kështu të ketë mundësi që paratë t’i kthehen shtetit në afat të shkurtër kohor.

“Sipas ligjeve të tanishme në Maqedoni, aty ku ka para të vjedhura, nëse gjenden do të konfiskohen. Në Portën Triumfale do të vendosim, numërues  dhe kur Agjencinë për Konfiskim të Pasurisë kur do të shesë pronë dhe do të kthejë para në buxhet, numëruesi do të rrotullohet. Ky do të jetë vërtetimi se gjithçka që është vjerdhur do të kthehet në këtë shtet. Unë besoj se do të kemi mundësi që të mblidhen dëshmi që të kthehet një përqindje e madhe e asaj që është vjedhur”, tha Zaev më 4 shkurt të këtij viti.

Maqedonia e zhytur në borxhe

Nevoja për transparencë dhe llogaridhënie është edhe më e madhe duke e pasur parasysh se përfaqësuesit e Qeverisë së re, me të hyrë në “Ilindenska pa numër”, shpalosën gjendjen e borxheve të ngelura nga udhëheqësit paraprak të tyre. Sipas asaj që kumtoi ministri i Financave borxhi i institucioneve deri më 31 maj të këtij viti është 363 milionë euro. Pos kësaj, mediat nxorën një sërë llogari fiskale ku shihej se si ish funksionarët kanë darkuar e kanë bërë qejfe në restorante luksoze në kurriz të qytetarëve

Megjithatë, derisa Qeveria zyrtarisht ta vendos numëruesin e borxhit, qytetarët kanë mundësi që nëpërmjet ueb-faqes “Javendolg” ta shohin se sa është borxhi publik momental i Maqedonisë, i cili për çdo sekondë rritet.

Këto janë të dhënat e fundit:

  • Boxhi publik: afër 5.2 miliardë euro.
  • Borxhi publik për kokë banori: mbi 2550 euro.
  • Borxhi publik si % nga BPV: 55.07%.
  • Rritja e borxhit në vitin 2016: afër 950 milionë euro.
  • Kamata e borxhit për vitin 2016: mbi 122 milionë euro.
Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.