Kur LSDM-ja e Zaevit do të japë dritë jeshile për autostradën Shkup-Bllacë?

Kur LSDM-ja e Zaevit do të japë dritë jeshile për autostradën Shkup-Bllacë?

Plani për të dështuar Qeverinë e Zaevit, ja kush janë të përzier?!
Kurti: Vetëvendosje fitoi kur Astriti u bë aktivist, ndërsa regjimi fitoi kur ai i vra
Aksident i rëndë në rrugën rajonale Tetovë-Pirok ( FOTO )
Plaçkitet një barantore në Shkup, shitësja përjeton tmerr

Pala kosovare ka lëshuar në qarkullim 20 kilometrat e para të autostradës për Shkup, ndërsa për pak javë pritet të lëshohet edhe një segment tjetër. Në kuadër të këtij projekti, një segment të autostradës Shkup-Prishtinë, prej rreth 13 kilometrash duhet ta realizojë qeveria e Maqedonisë.

Partitë që ishin në pushtetin e kaluar, BDI-VMRO në të gjitha ciklet zgjedhore dhe programet e tyre premtonin ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë , por që nuk u bë asnjëherë.

13 kilometra autostradë nga Shkupi deri në kufi me Kosovën në Bllacë, e kërkojnë me ngulm edhe komuniteti i biznesit, meqë eksportojnë më së shumti në tregun kosovar.

Njëri prej hartuesve të platformës 20-20 të BDI-së, Nurhan Izairi e pranon se partia nuk ia doli t’i bëjë të gjitha projektet nga fushatat zgjedhore, por fajin e sheh tjetërkund.

“BDI në platformën e vet si projekte infrastrukturore urgjente dhe imediate që i ka janë autostrada Shkup-Hani Elezit, pastaj pjesa e autostradës që përfshinë Gostivarin me Kërçovën dhe gjithashtu pjesa e mbetur e autostradës deri në Strugë. Këto janë projekte infrastrukturore që kanë qenë të parapara edhe mandatin e mëparshëm! Por, siç e dini, për shumë rrethana tjera nuk arritën të realizohen ndërsa shpresat e mia janë të mëdha që kjo qeveri reformuese do t’i ketë parasysh këto projekte që janë me rëndësi jetike për popullatën shqiptare”, tha Nurhan Izairi, nga BDI.

Se me këtë koalicion punët do të shkojnë ndryshe, e thotë edhe ministri i ri Goran Sugarevski.

Por edhe ky, sikur pararendësi i tij, nuk jep kohë se kur do të bëhen projektet e partnerit shqiptar në qeveri. Sugarevski tha se një ekip është duke bërë vlerësimin e gjendjes së autostradave, dhe punës që po kryhen në ato në ndërtim e sipër.

“Absolutisht bëhet fjalë për projekte të cilat janë të parapara në programin qeveritar dhe gjithçka që është e paraparë maksimalisht do të angazhohemi dhe do të mundohemi ato projekte të jenë të realizuara në afat sa më të shpejtë të mundshëm në pajtueshmëri me afatet e parapara. Ashtu që nuk kam dilemë në pjesën që ka të bëj me infrastrukturën por edhe me të gjitha problemet që paraqiten që janë një grumbull në autostrada do të mundohemi të gjejmë zgjidhje se si ata të tejkalohen”, tha Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. /tesheshi.com/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.