Kur policia dhe gjykatat vihen në mbrojtje të vrasësit maqedonas Branko , bilansi del edhe më tragjik: Tre(3) të vrarë, 3 rrëndë të plagosur dhe 2 persona vuajnë burg të përjetshëm

Kur policia dhe gjykatat vihen në mbrojtje të vrasësit maqedonas Branko , bilansi del edhe më tragjik: Tre(3) të vrarë, 3 rrëndë të plagosur dhe 2 persona vuajnë burg të përjetshëm

Unë do kandidoj përsëri për Strugën. Do t’ju fitoj përsëri
Aksident i rëndë në Vllae të Shkupit, ka edhe të lënduar
Gruevski: Do të riorganizohemi për t’u kthyer në pushtet
Ky është Xhengisi nga Maqedonia që përdhunoi zviceranen 82-vjeçare (Video)

Tre(3) të vrarë, 3 rrëndë të plagosur dhe 2 persona që u dënuan me burgë të përjetshëm në Burgun e Idrizovës. Ky është bilanci kur policia dhe gjykatat në Maqedoni vihen në mbrojtje të vrasësit maqedonas, Branko Ivanovskin (50), ku ky I fundit në vitin 2006 në lagjen Xhon Kenedi në Shkup, pas një zënke banale për vendparkim, gjuan me pistolet ndaj dy vëllezëve Sulejmani,duke e vrarë Xhelalin 24 vjecar, ndërsa e plagos rrëndë Rexhep Sulejmanin 49 vjecar.

Menjëher pas vrasjes, polcia dhe Gjykata, Brankon e mbrojnë, duke i shqiptuar dënim me burg, vetëm 2 vite e 6 muaj.

Ky dënim që haptazi del në mbrojtje të Brankos, nxiti revoltë të madhe tek familjarët e vëllezërve Sulejmani, të cilët ishin të detyruar që drejtësin ta marrin në duart e veta, përes hakmarrjes.

Një skanadal po tronditë Maqedoninë, me formën dhe mënyrën se si gjykata dhe policia është e ndarë në baza etnike.

Padrejtësia e gjykatave dhe policisë në Maqedoni e ka detyruar familjen Sulejmani nga Shkupi që të hakmerret ndaj vrasësit, Brankos 50 vjecar nga Shkupi, ku më vitin 2006,Brankoja me disa plumba e vret 24 vjecarin Xhelal Sulejmanin, ndërsa Rexhep Sulejmani (49) plagoset rrëndë dhe mezi i shpëton vdekjes.

Gjykata dhe policia i mbronë vrasësit maqedonas të cilët vrasin shqiptar të pafajshëm nga Shkupi dhe Kumanova për arsye banale, raporton Amerika-RADIO.

Rasti me Almirin e vogël nga Kumanova,nuk është rasti i vetëm, por portali Amerika –Radio nga Shkupi raporton edhe për ngjarjen identike që ndodhi në vitin 2006 në lagjen Xhon Kenedi në Shkup, kur një qytetarë i komunitetit maqedonas, Branko Ivanovski (50) pas një sherri banal për vend parkim të veturës, gjuan me pistoletë ndaj dy vëllëzërve shqiptar Sulejmani nga Shkupi, Xhelali 24 vjecar vdesë në vendparking nga plumbat e Ivanovskit, ndërsa vëllau i Xhelalit, Rexhep Sulejmani(49) plagoset rrëndë dhe 2 muaj qëndroi në Spitalin e Shkupit, dhe i shpëtoi vdekjes.

Menjëher pas incidentit në vitin 2006, Ministria e Punëve të Brendshme doli me komunikatë eksprese në mbrojtje të vrasësist, Branko Ivanovski, se kinse fëmijët e Brankos janë rrahur në vendparkim nga vëllezërit Xhelal dhe Rexhep Sulejmani, andaj Branko ka qenë i detyruar që në vetëmbrojtje të shkrep plumba ndaj vëllëzërve Sulejmani.

Mirëpo, mbrojtja e Brankos, nuk u ndal këtu,por edhe Gjykatësit dhe prokurorët maqedonas vendosën ti dalin në mbrojtje, ku për veprën penale vrasje, Brankoja dënohet më një dënim qesharak prej 2 vjet e 6 muaj burg dhe deri në vendimin përfundimtar, i shqiptohet masa që të jetë në liri.

Mirëpo, të revoltuar tej mase nga kjo mbrojtje që i bënë institucionet shtetërore Brankoës, familja Sulejmani nga Shkupi vendosi që ti hakmerret duke marrë drejtësiën në dorrën e vet.

Andaj më datën 13 gusht 2006, njëri nga vëllezërit Sulejmani, N.S (38vjecar) i armatosur me kallashnikov, vendos që të hakmeret për vëllaun e tij të vrarë, Xhelalin nga Brankoja.

Më 13 gusht në orën 17.45 minuta në Lagjen Vlae, njëri nga vëllezërit Sulejmani e ndjek Brankon i cili ka qenë me veturën FORD së bashku me kunatin dhe bashkëshortet e veta.

Tek semafori në Lagjen Vllae, ia pret rrugën Brankos, dhe njëri nga vëllezërit del nga vetura me armën “Kallashnikov” duke i vrarë në vendin e ngjarjen Brankon(50), kunatin e tij Lupco(47), ndërsa i plagos rrënd bashkëshoret e tyre, Svelltllana(51) dhe Sunca(41). Mësohet se Brankoja me 3 personat tjerë në veturë kishin planifikuar të shkojnë në një dasëm.

Për këtë rast, S.Sulejmanit dhe shoku i tij, fillimisht i shqiptohet dënim me burg të përjetëshëm, ndërsa më pas vendimi ankimohet në Gjykatën e Apelit që të ulet dënimi në 20 vjet, dhe 15 vjet. Mësohet se njëri është vëlla i Xhelalit të ndjerë, ndërsa tjetri është shoku i tij, të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Idrizizovës.

Ndryshe, në Maqedoni ende gjykatat dhe policia funksionojnë në mënyrë selective kur ndajnë drejtësinë, kjo vërehet ditëve të fundit edhe me rastin e Almirit të vogël nga Kumanova, ku edhe pse ka video-xhirim që është prova më e fuqishme matriale, gjykatësit dhe prokurorët vendosën të rikaulifikojnë veprën penale, dhe vrasësi Boban Ilic të mbrohet në liri.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.