KUR T’I JEPET POZITA ATIJ QË NUK E MERITON…

KUR T’I JEPET POZITA ATIJ QË NUK E MERITON…

NGRITJA DHE RËNIA E CIVILIZIMEVE (BESIMI DHE MOSBESIMI)
MBËSHTETJE DHE FORCË
7 ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur dhe do ndodhin në ditën e Xhuma
PSE VONOHEMI DHE ARSYETOHEMI?!

Pejgamberi a.s., ishte një ditë me Sahabet dhe ju shpjegonte atyre diçka. Erdhi një njeri dhe tha: “O i Dërguari All-llahut, kur është Kijameti”? Pejgamberi a.s. vazhdoi fjalimin e tij dhe nuk u përgjigj. Disa nga Sahabet thanë: “Sikur e dëgjoi por e urrejti atë fjalë”, e disa Sahabe tjerë thanë: “Jo nuk e ka dëgjuar”. Pejgamberi a.s. kur e mbaroi fjalën e tij, atëherë tha: “Ku ishte ai personi i cili pyeti për Kijametin”? Tha: “Unë o i Dërguari All-llahut”. Pejgamberi a.s. i tha: “Kur të humbet emaneti, prite Kijametin”. Tha ai njeriu: “E si është humbja e emanetit”? Pejgamberi a.s. tha: “Kur t’i jepet pozita atij që nuk e meriton, prite Kijametin”. (Bu’hariu)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.