Kur’ani dhe Bibla

Kur’ani dhe Bibla

Pse Kurani quhet Kuran dhe kush e bëri atë emërtim?
Krijimi i Njeriut
Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues, kapitulli i katërt
Një ramazan ndryshe

Erdhëm tani në temën e fundit. Kjo është vënia ballë për ballë me njohuritë bashkëkohore të pjesëve në Kur’an që i janë referuar edhe Biblës.

Ne pothuaj se kemi prekur problemin kur folëm për krijimin. Më parë theksova përshtatjen perfekte ndërmjet njohurive moderne dhe vargjeve Kur’anore dhe përfundova se rrëfimi Biblik përmbante thënie që shkenctarisht ishin të papranueshme. Kjo të çuditë kur dimë se rrëfimi i madh i krijimit që përfshihej në Bibël ishte detyra e priftit që jetonte në shekullin e gjashtë, para Krishtit. Që nga ajo kohë termi quhet “rrëfim priftëror”. Kjo duhet kryesisht të jetë formuar si temë e një predikimi për t’i nxitur njerëzit ta observojnë ditën e pushimit (sabath).

Rrëfimi është ndërtuar me një fund të përcaktuar, siç është vërejtur nga “Father de Vaux” (ish kryetar i shkollës Biblike në Jerusalem), se ky fund ishte legal në karakter.

Bibla gjithashtu përmban një rrëfim shumë më të shkurtër dhe më të vjetër të krijimit, i ashtuquajtur versioni “Yahvist” i cili e shikon këtë temë nga një kënd krejtësisht tjetër. Ato të dyja janë marrë nga Gjeneza libri i parë i “Pentateuch” ose “Teuratit”:

Mendohet të jetë Moisiu autorë i tij, por teksti që ne kemi sot, siç e dimë ka pësuar shumë ndryshime. Rrëfimi priftëror i Gjenezës është madhështorë për diagramet gjenaologjike imagjinare (rritja ose ulja e zhvillimit të gjallesave qysh në kohë të lashta) që kthehen deri tek Adami dhe të cilën asnjëri s’e merr seriozisht. Megjithatë autorë të tillë të Ungjilit dhe mësimeve të Krishtit si Mateu dhe Luka i kanë riprodhuar ato pak a shumë fjalë për fjalë në diagramet e tyre gjenaologjike për Jezusin. Mateu shkon deri tek Abrahami, ndërsa Luka deri tek Adami.

Shkenctarisht të gjitha këto shkrime janë të papranueshme sepse ato vendosin një figurë në moshën e botës dhe koha që njeriu u shfaq mbi tokë nuk shkon aspak me atë që është vendosur (pranuar) me siguri. Kur’ani nga ana tjetër është plotësisht i lehtësuar nga të dhënat e këtij lloji. Pak më parë ne vumë re se sa përshtatet Kur’ani me idetë moderne dhe të përgjithshme mbi formimin e Universit, ndërsa rrëfimi Biblik qëndron në kontradiktë me këto. Alegoria e ujrave të lashtë mezi që besohet, ashtu siç nuk është krijimi i dritës në ditën e parë, përpara krijimit të yjeve që prodhojnë këtë dritë; siç nuk është ekzistenca e mbrëmbjes dhe e mëngjesit para krijimit të Tokës; siç nuk është krijimi i Tokës në ditën e tretë përpara asaj të Diellit në të katërtën; siç nuk është krijimi i kafshëve të egra në Tokë në ditën e gjashtë, pas shfaqjes së zogjëve në Qiell në ditën e pestë. Të gjitha këto janë rezultat i besimeve në kohën që ky tekst ishte shkruar dhe që nuk ka ndonjë kuptim tjetër.

Po kështu për diagramet gjeniale të përfshira në Bibël që formojnë bazat e kalendarit Izraelit, dhe pohimin se sot mosha e botës është 5738 vjet, janë të papranueshme. Mosha e sistemit tonë diellorë mund të jetë 4.5 miliard vjet dhe shfaqja e njeriut në tokë siç e dimë sot mund të vlerësohet në dhjetra e mijëra vjet, në mos e më shumë. Është plotësisht esenciale, për të vënë re se Kur’ani nuk përmban dallime të tilla për datën, e këto janë specifike për tekstin e Biblës.

Është edhe një temë e dytë tepër sinjifikator në krahasim ndërmjet Kur’anit dhe Biblës. Kjo është përmbajtja. Në fakt rrëfimi biblik është një shkrirje e dy përshkrimeve, në të cilën ngjarjet janë të lidhura në mënyrë të ndryshme.

Bibla flet për një përmbytje universale (botërore) dhe e vendos atë 300 vjet para Abrahamit. Duke u bazuar tek ajo çka dimë për Abrahamin, kjo do të nënkuptonte një kataklizëm botëror rreth shekujve 21-22 para Krishtit. Kjo është e pabesueshme duke iu referuar të dhënave historike, sepse si mund ta pranojmë idenë se në shekujt 20-21 para Krishtit i gjithë qytetërimi u fshi nga faqja e dheut nga një kataklizëm universal, ndërkohë që ne e dimë se kjo periudhë korrespondon, për shembull me një nga Mbretëritë paraprinjëse të mesme të Egjiptit në periudhën e parë të ndërmjetme para dinastisë së 11?

Asnjë nga thëniet e lartpërmendura nuk është e pranueshme nga dijet moderne.

Nga kjo pikëpamje ne mund ta masim të çarën e madhe që ndan Biblën nga Kur’ani.

Në kontrast me Biblën, rrëfimi që përmbahet në Kur’an lidhet me një kataklizëm që është kufizuar në popujt e Noahut (Nuhut u) ata ishin dënuar për mëkatet e tyre, ashtu si edhe popujt tjerë pa besimin tek Zoti.

Kur’ani nuk e lokalizon kataklizmën në kohë. Nuk ka apsolutisht asnjë kundërshtim historik e as për rrëfimin në Kur’an.

Një pikë e tretë krahasimi që është tepër sinjifikativ, është tregimi i Moisiut e veçanërisht i Exodus (libri i dytë i dhjatës së vjetër) nga Egjipti i Israelitëve të skllavëruar nga Faraoni. Këtu nuk mund të jap një përmbledhje studimesh të kësaj teme që shfaqet në librin tim.

Kam shënuar pikat ku Bibla dhe Kur’ani bashkohen dhe ndahen për disa detaje. Unë kam gjetur pikat ku të dy tekstet plotësojnë njëra tjetrën në rrugë shumë të përshtatshme.

Ndërmjet shumë hipotezave që i përkasin pozitës së okupuar nga Exodusi në historinë e Faraonëve, unë kam konkluduar se më e përshtatshme është teoria që bën Merneptah, sunduesi Ramzesë II, Faraon në Exodus. Konfrontimi i të dhënave që përfshihen në shkrimet, e shenja dhe faktet arkeologjike flasin në favor të kësaj hipoteze. Jam i kënaqur që mund të them se rrëfimi Biblik kontribon me fakte, me peshë që na shpie ne në vendosjen e Moisiut (Musait u) në historinë e Faraonëve.

Moisiu lindi gjatë mbretërisë së Ramzesë II. Të dhënat Biblike ndërkaq janë me vlerë historike në tregimin e Moisiut.

Studimi mjekësor i mumjes Merneptah na ka dhënë informata të tjera të dukshme mbi shkaqet e mundëshme të vdekjes së Faraonit.

Fakti se ne sot kemi mumjen e këtij Faraoni, për të qenë e saktë, u zbulua në vitin 1898 dhe është e një rëndësie parësore. Bibla regjistron se ajo ishte zhytur në det, mumja e Faraonit, por nuk i përshkruan detajet se ç’u bë më vonë me trupin e tij (Faraonit). Kur’ani në suren Junus, detajon se trupi i Faraonit që ishte mallkuar duhej nxjerr nga uji.

Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona. (10:92)

Një ekzaminim mjekësor i kësaj mumje ka treguar se trupi nuk mund të qëndronte në ujë për shumë kohë sepse nuk tregon shenja të zvogëlimit për shkak të zhytjes së gjatë.

Këtu edhe një herë, konfrontimi i rrëfimit në Kur’an me të dhëna nga dijet moderne nga ana shkencore nuk ngre objeksionin më të vogël.

Dhjata e vjetër përbën një përmbledhje të veprave letrare prodhuar gjatë 9 shekujve të ashpër dhe që ka pësuar shumë ndryshime. Roli i luajtur nga njeriu në kompozimin aktual të tekstit të Biblës është mjaft i konsiderueshëm. Zbulimi Kur’anor ka një histori e cila është krejt e ndryshme, nga këto dy të parat. Nga momenti i parë që iu komunikua njeriut (Kur’ani), u mësua përmendësh dhe u shkrua gjatë vetë kohës së Muhammedit u Falë kësaj që Kur’ani nuk ngre ndonjë problem autenciteti të (mirëfilltë).

Një ekzaminim plotësishtë objektiv i tij në dritën e dijeve moderne, na lejon ta njohim përshtatjen ndërmjet të dyjave, siç është shkruar në rastet e përsëritura.

Kjo na bënë ne ta konsiderojmë atë krejtë të pamenduar për një njeri të kohës së Muhammedit, që të jetë autorë i këtyre thënieve, sipas gjendjes së dijeve në kohën e tij.

Konsiderata të tilla janë pjesë të cilat i japin zbulimit të Kur’anit, një vend unik dhe detyron shkencëtarin objektiv të pranoj pamundësin e tij për të dhënë një shpjegim i cili ka nevojë për një arsyetim materialist.

 

*** Pjesë e shkëputur nga libri “Kur’ani dhe Shkenca” e autorit të njohur Dr. Maurice Bucaille.

Dr. Maurice Bucaille është kirurg i shquar francez, shkencëtar dhe autor i librit “Bibla, Kur’ani dhe shkenca” që përmban rezultatet e hulumtimeve të tija në lëminë e relacioneve Judo-Kristi­ane dhe Islamike ndaj shkencës. Kjo broshurë është një kontribut unik në fushën e fesë dhe të shkencës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER