Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues, kapitulli i dytë

Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues, kapitulli i dytë

NGRITJA DHE RËNIA E CIVILIZIMEVE (BESIMI DHE MOSBESIMI)
Njihe armikun tënd!
Pse Kurani quhet Kuran dhe kush e bëri atë emërtim?
Drita e Zbulimit

KAPITULLI I DYTË

KUR’ANI ËSHTË LIBËR I ALL-LLAHUT TË LARTMADHËRUAR

Se Kur’ani është libër i All-llahut të Lartmadhëruar, cekim ajetet e Kur’anit a.sh. Kjo e vërtetë përsëritet në shumë sure, bile këtë e kanë cekur ajetet e para. Në fillim të sures Bekare, e cila është sureja e dytë e Kur’ani Kerimit, thuhet:

“Elif, Lam, Mim. Ky libër në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit”

Kuptohet se ky libër është libër i All-llahut xh.sh. dedikuar njerëzimit. Fjalët e tij (Kur’anit) janë fjalë të vërteta të All-llahut xh.sh., janë fjalë të drejta, të cilat nuk mund të zëvendësohet, nuk mund të gjenden të ngjashme. Për këtë, All-llahu xh.sh. thotë: “Fjalët e Zotit tënd plotësohen me sinqeritet dhe drejtësi. Nuk i ndryshon dot kush fjalët e Tij. Ai dëgjon dhe di shumë”.

(el-En’am, 115)

Këto janë fjalë t vërteta, në të cilat aspak nuk dyshohet…

“Të vërtetën e flet All-llahu, dhe nuk mund të ketë fjalë më të vërteta se fjalët e Tij…

Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut?!!

(En-Nisa, 87)

Fjalët e All-llahut janë vajh, shpallje (revelatë)…

“Ajo nuk është tjetër, vetëm se shpallje që shpallet”

(En-Nexhm, 4)

All-llahu xh.sh. i shpalli Muhammedit siç u shpalli edhe pejgamberëve të tjerë, para tij… nuk ka patur asnjë resul e të mos i ketë ardhur shpallja:

“Ne ty të japim inspirim siç i kemi dhënë inspirim Nuhit dhe pejgamberëve pas tij, e i kemi shpallur Ibrahimit, Ismailit, edhe Is’hakut, Jakubit edhe pasardhësve të tij. Isait, Ejubit edhe Junusit edhe Harunit edhe Suljmanit, kurse Davudit i dhamë Zeburin”.

(En-Nisa)

Edhe pse fjala Kur’an është fjalë arabe, më parë kjo fjalë nuk është përmendur e as që është quajtur me këtë emër diç pas tij, pa marrë parasysh se është paskajorja e foljes “KAREE”[i]; …e kanë lexuar arabët mirëpo asnjëherë nuk e kanë përdoren paskajoren Kur’an. Ose është nxjerrur nga folja “KARENE” që do të thotë të krahasosh diçka me diçka tjetër… sa herë kanë krahasuar arabët por asnjëherë nuk e kanë përdorur paskajoren “Kur’an”.

Suret, ajetet dhe shkronjat janë të afërta mes veti; Arabët sa herë kanë afruar diç, por atë që e kanë afruar mes veti nuk e kanë emërtuar me fjalën Kur’an. Ajetet e tij argumentojnë njëri-tjetrin dhe kanë ngjashmëri në mes veti. Arabët asnjëherë leximet e tyre nuk i kanë quajtur Kur’an. Në këtë mënyrë All-llahu e ruajti këtë emër që të jetë emri i librit të fundit për gjithë njerëzimin: E lexojmë atë dhe veprojmë sipas tij. Kur’ani shpeshherë emërtohet edhe me emrin KITAB (libër) si dhe me emrin Furkan ngase ai dallon të vërtetën nga e pavërteta, besimin nga kufri, bën dallimin ndërmjet sëmundjes dhe ilaçit – shërimit.

All-llahu xh.sh. i cili vetë të vërtetën e thotë, në suren Furkan thotë:

“Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botët” (Furkan 1)

All-llahu xh.sh. këtë  libër e quajti DHIKËR – qortim, përkujtim… “Ai është qortim për ty dhe për popullin tënd” (Zuhruf, 44)

Fjala dhikër po ashtu ka domethënien e sqarimit, sqarim i obligimeve të All-llahut, gjegjësisht dispozitave të sheriatit. Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh. thotë:

“Ndërsa ty të shpallëm dhikër (Kur’anin, t’ua sqarosh njerëzve atë që u shpallet, mbase edhe ata do të mendojnë” (en-Nahl, 44)

All-llahu xh.sh. po ashtu Kur’anin e ka emëruar me emrin “Nur” (dritë), sepse ai është udhëzues, nga rruga e shpëtimit, nga rruga e drejtë.

“Prandaj besoni All-llahut dhe Pejgamberit dhe në dritën që e kemi zbritur. All-llahu është i informuar se çka bëni” (et-Tegabun, 8)

I Lartmadhëruari e ka emërtuar edhe me emrin “bejjinetun” – shpjegim, sqarim, sepse në të ka sqarime dhe shpjegime të nduarnduarta…

“Ose të mos thuani: Sikur libri na shpallej neve, më mirë se ata do ta mbanim rrugën e drejtë. Edhe juve u pa ardhur sqarimi nga Zoti juaj dhe udhëzim e mëshirë” En’am, 157

“Kjo është sqarim për tërë njerëzit dhe udhërrëfim e këshillë për të devotshmit” (Ali Imram, 138).

Një prej emrave të Kur’anit është edhe “BURHAN” (argument), sepse në të ka argumente bindëse…

“O ju njerëz,tanimë ju ka ardhur argumenti nga Zoti juaj dhe ne ju kemi zbritur dritë të qartë” (Nisa, 174).

All-llahu xh.sh. e ka emëruar edhe me emrin “SIDKUN” (e vërtetë e pamohueshme) e vërtetë në të cilën nuk dyshohet…

“Kurse ai që sjell të vërtetën dhe ai i cili (vërteton, ata janë gjithsesi të ruajtur” (ez-Zumer, 33)

HAK e vërteta absolute, për këtë flet ajeti i 112 i sures Bekare.

“Ne ty të kemi dërguar me të vërtetë si përgëzues e qortues”

Kur’ani është fjalë e All-llahut dhe e askujt tjetër:

“Nëse dikush prej politeistëve të lut për mbrojtje, ti mbroje që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut?” (Tevbe, 6)

“All-llahu që s’ka tjetër përveç tij, juve do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit, për te nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë me të vërteta se All-llahut?” (en-Nisa, 87)

Kur’ani është bar për zemrat e njerëzve:

“…ka ardhur këshilla nga Zoti juaj dhe një bar për zemrat tuaja…” (Junus, 82)

Thuaj: ai është për besimtarët udhëzim dhe bar” (Fussilet, 44). Këto tekste kur’anore na porosisin që të jemi të bindur se Kur’ani është bar dhe se ne duhet të kërkojmë shërim, dhe tjerëve këtë t’ua bëjmë me dije. Duke i studiuar me seriozitet ajetet e Kur’anit hasim në emra dhe cilësi të cilat na japin të kuptojmë se Kur’ani është bar (ilaç).

Kur’ani famëlartë është libër u All-llahut të Lartmadhëruar, të cilin ia  ka zbritur vulës së pejgamberëve, Muhammedit, birit të Abdullahut, njeriut më të sinqertë e më besnik. Në të gjithë këtë nuk ka aspak dyshim. Duke lexuar çdo ajet të Kur’anit, na dalin në shesh argumente të qarta se si ai është fjala e All-llahut – shpallja e Tij. Prej kur kanë zbritur ajetet e para të tij, në një natë të muajit Ramazan, në vtin 610 sipas  kalendarit gregorian, e deri më sot, e gjithë bota me ndasitë, kulturat dhe religjionet e shumta. Kur’anin e konsiderojnë libër të çmuar dhe kanë konsideratë ndaj tij. Armiqtë e Isait pa sukses përpiqen që të gjejnë ndonjë zbrastësirë ose shkak për të sulmuar atë, të shkaktojnë dyshim rreth tij etj. Kurse nga ana tjetër ithtarët e tij, muslimanët, japin mundin që njerëzve t’ua bëjnë sa më të kuptueshme dhe t’ua shpjegojnë muxhizën e tij.

Por ka të tjerë të cilët nuk janë as armiq të Islamit e as me muslimanët, të cilët përpiqen që të njohin se kush është e kush nuk është në rrugë të drejtë.

Kur’ani është gjithmonë aktual dhe temë studimi sepse është libër i të Lartmadhëruarit. Ai është themel i fesë dhe bazë e besimit.

Me anë të studimeve rreth tij nuk arrihet asgjë tjetër pos argumentimit për vërtetësinë e tij. Ai është themel i fesë dhe bazë e besimit.

Me anë të studimeve rreth tij nuk arrihet asgjë tjetër pos argumentimi për vërtetësinë e tij. Koha gjithmonë dëshmon dhe rrit bindjen për të vërtetën e tij:

Shumë armiq kanë arritur që të kuptojnë të vërtetën kur’anore dhe nuk mund ta injorojnë dhe ta fshehin atë. Pikërisht për këtë me respekt për të dhe u përgjigjen porosive të tij. Por ata të cilët vazhdojnë me armiqësinë e tyre ndaj Kur’anit, këtë e bëjnë për shkaqe dhe synime të ndryshme, të errëta.

Shkenca akoma nuk është përcaktuar se kur ka filluar jeta. Ademi a.s. është zanafilla e njerëzimit në sipërfaqen e Tokës. Disa mendime pajtohen se jeta ka filluar para qindra mijëra vjetësh, duke u mbështetur në gjurmët të cilat hasen. Tubimet dhe hulumtimet të cilat janë argumente relevante, japin të kuptojnë se Kur’ani këtë fakt (se Ademi është njeriu i parë në tokë) e ka thënë më herët. All-llahu xh.sh. u ka dërguar njerëzve pejgamberë çdoherë kur është paraqitur nevoja. Këta pejgamberë kanë ardhur njëri pas tjetrit, të cilën ardhje e dëshmon ajeti i Kur’anit ku thotë:

“Mandej ua kemi dërguar pejgamberët njëri pas tjetrit. Sa herë që një populli i ka ardhur pejgamberi i vet, e kanë përgënjeshtruar, prandaj ne i kemi ndërruar njëri pas tjetrit, ndërsa jetën e tyre e kemi shndërruar në tregime. Qoftë shporrur një popull që nuk beson” (Mu’minun, 44). Ka pasur raste kur në të njëjtën kohë kishte më tepër se një pejgamber, siç ishte rasti me Ibrahimin a.s. dhe djalin e vëllait të tij Lutin a.s., Musa dhe vëllai i tij Haruni, Jahja dhe Isa të cilët ishin në farefisni. risaleti dhe Nubuvetti përmbyllet me Muhammedin a.s.

“Muhammedi nuk është babai i askujt nga burrat tuaj, por pejgamber i All-llahut dhe vulë e pejgamberëve. Pra All-llahu, di mirë çdo gjë” (el-Ahzab, 40)

Kur’ani gjithmonë e thotë të vërtetën, dhe të vërtetat e tij shihen në praktikë (Edhe pse kanë kaluar më shumë se 14 shekuj, nuk është paraqitur pejgamber). Pra, kjo është vetëm një nga të vërtetat kur’anore që janë konfirmuar. sipas disa tezave të ndryshme, numri i pejgamberëve arrin deri më 100.000. Fakt bindës është se qindra pejgamberë janë dërguar si rusulë, të cilët All-llahu i ka pajisur me libra të shpallura. Pra, ku janë të gjithë ato libra të shpallura, ku janë së paku disa prej tyre? Ku janë më të afërtat me ne në aspektin kohor – historik siç janë fletushkat e Ibrahimit ose të Davudit, ku janë ato të cilat u shpallën pejgamberëve para Muhammedit a.s. siç ishin levhat e Musait a.s., ku është Inxhilli i Isës a.s.? të krishterët në duart e tyre kanë Ungjillin e Mateut, Llukës, Markut dhe Gjonit, kurse për origjinalin të cilin All-llahu ia shpalli Isait ata vetë pranojnë se është humbur. I njëjtë është rasti me librin e Musait – Tevratin. Ndërsa, sa o përket Kur’anit, ai gjindet në duart e njerëzve ashtu siç la zbritur, e lexojnë, studiojnë mu ashtu siç ka zbritur. Prej tij nuk mungon asnjë shkronjë, e as që i është shtuar diç. All-llahu xh.sh e ka ruajtur dhe për këtë thotë:

“Ne me të vërtetë e kemi shpallur Kur’anin dhe padyshim ne jemi mbrojtësit e tij” (Hixhr, 9). Kur’ani në këtë mënyrë prezenton argumentet e tij se ky libër me të vërtetë është shpallje e All-llahut xh.sh. dhe vërteton se ky është libër i fundit qiellor (hyjnor). Njëkohësisht vërteton se Muhammedi a.s. është vula e Pejgamberëve. Kur’ani a.sh. All-llahu xh.sh do ta mbrojë sa të ekzistojë bota. Kjo është një e vërtetë e pakontestueshme.

Për Pejgamberin ishte e domosdoshme që të ketë një muxhize (mrekulli) që me atë të vërtetojë se është i dërguari i All-llahut. Çdo mrekulli e pejgamberëve të mëparshëm ka qenë materialet (e dukshme) dhe përkohshme personi e shihte dhe i besonte, por ai që nuk shihte por vetëm dëgjonte në të shumtën e rasteve nuk besonte. Kjo ngase çdo gjë pejgamber para Muhammedit a.s. dërgohej vetëm për popullin e vet. Për këtë na dëshmon Kur’ani a.sh.:

“Edhe para teje popujve u kemi dërguar pejgamberë të tyre” (er-Rum, 47). Kurse Muhammedi a.s. është i vetmi pejgamber i cili është dërguar për mbarë njerëzimin. Ja se ç’thotë All-llahu xh.sh. në Kur’an:

“Ne të kemi dërguar për tërë njerëzit që t’u sjellësh lajme t gëzueshme dhe t’u tërheqish vërejtjen” (Sebe’, 28)

Pra, Muhammedi a.s. është i dërguar te populli i vet dhe të popujt tjerë në kohën e tij dhe te ata të cilët do të vijnë pas tij derisa të ekzistojë kjo botë, prandaj është e domosdoshme që muxhizja e tij të jetë e përgjithshme dhe e përhershme. Asaj i besojnë një numër i konsiderueshëm i njerëzve, në çdo periudhë kohore. Nga mëshira e All-llahut xh.sh. është që muxhize e tij të jetë edhe Kur’ani famëlart i cili ngërthen baza e besimit, përcakton normat e ibadeteve, shpjegon atë që është e domosdoshme, sqaron atë prej së cilës duhet larguar.

Nga kjo nënkuptojmë se Kur’ani përfshinë gjithë atë për të cilën njeriu ka nevojë, në çdo vend dhe kohë. Nëse don të bindet në muxhizet e tij diskuton dhe e studion atë, e nëse bindet dhe i beson, obligohet që t’i përmbahet asaj që e ka besuar, e nëse nuk i beson, dihet se ç’e pret. Edhe arabët kanë diskutuar rreth Kur’anit, për domethënien e fjalëve të tij, në aspektin gjuhësor, kanë qenë oratorë dhe poetë të dalluar. Ata kanë mbetur të habitur se si ai i cili ua komunikon atë Kur’an ishte njëri prej tyre dhe u rrit me ta. E dinin se as që kishte lexuar e as që kishte shkruar ndonjëherë, nuk kishte mësuar në ndonjë shkollë.

Pra, sipas tyre, e pamundur është që ky Kur’an me stilin e vet t’ia tejkalojë çdo poeti dhe oratori, ky  i cili është i shkruar me shkronjat e gjuhës së tyre. Pyeteshin, vallë pse nuk është sikur fjalët e tyre. Ne si besimtarë përfundojmë se absurde është që t thuhet se ky libër hyjnor është përpiluar nga Muhammedi a.s. Meqë  Kur’ani është muxhize, atij i kanë besuar poetë dhe linguistë të mëdhenj. Rrugën e tyre e kanë ndjekur edhe shumë të tjerë e që janë bindur se fjalët e këtij libri nuk janë fjalë të njeriut. Për këtë shkak, gjuha arabe pas zbritjes së Kur’anit u nda në poezi, prozë dhe Kur’an.

Studimet rreth gjuhës së Kur’anit, stilit e metodikës së tij, bukurisë dhe mënyrës së rradhitjes së sureve dhe ajeteve, shenjave të pikësimit janë të vazhdueshme, derisa dikush ka menduar se mrekullia e Kur’anit është kufizuar (vetëm në atë që u cek më lartë që nuk është e vërtetë sepse mrekullia kur’anore është shumë më e gjërë dhe më e madhe). Konkursi për të shkruar diç të ngjashme, ka ekzistuar dhe do të ekzistojë përgjithmonë. Por, të dilet në opinion me një libër si Kur’ani, është gjë e pamundshme, siç cek edhe ajeti kur’anor.

“Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani), madje edhe dëshmitarët tuaj, në vend të All-llahut, nëse flisni të vërtetën (el-Bekare, 23). Në këtë ajet nuk është cekur se në çfarë mënyre të bëhet kaptina, por nënkuptohet se rivaliteti në këtë aspekt është i pamundur dhe absurd, pasi që nuk është dhe nuk do të bëhet një kaptinë e ngjashme si ato të Kur’anit…

“Po nëse nuk e bëni dhe nuk do ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët” (el-Bekare, 24)

Përcaktimi vetëm në një aspekt të mrekullisë së tij, na bën të kuptojmë se Kur’ani përkufizohet në një aspekt dhe bëhet i posaçëm vetëm për ata që e kuptojnë mirë gjuhën arabe dhe retorikën e saj (e të tillët janë të paktë) jo në konsiderim me tërë njerëzimin por edhe nga vetë mesi i arabëve. Kurse Kur’ani është zbritur për shumë libra janë të shkruar dhe shkruhen në lidhje me mrekullitë e metodikës dhe retorikës së Kur’anit. Sot e kësaj dite zbulohen aspekte të ndryshme të mrekullisë kur’anore në aspektin gjuhësor, juridik etj.

Prej kësaj periudhe të gjatë kohore, prej atëherë kur ka zbritur Kur’ani, në botë shpërthejnë trazira, grusht shtete dhe revolucione të shumta ku kërkohen të drejtat njerëzore të cilat janë të cenuara; për çdo ditë shtohen kërkesat për ato të drejta. Dijetarët – juristët në Kur’anin a.sh., hasin në të drejtat më të përpikta, në “kushtetutën” më të përsosur e cila nuk kanë zbrazëtirë në mënyrë të përkryer ka cekur dhe i ka caktuar të drejtat dhe obligimet e njeriut. Duke u bazuar në raportin e Krijuesit me njeriun, pastaj në raportin e fëmijës dhe prindërve të tij, të gjykatësit dhe të gjykuarit (të paditurit), duke marrë parasysh lidhjet bashkëshortore në çdo aspekt dhe gjithë atë për të cilën njeriu ka nevojë në të tashmën dhe në të ardhmen, mund të themi se Kur’ani ka përcaktuar parime për cilat bota përparimtare nuk ka filluar të mendojë. Kur’ani a.sh. gruas ia ka dhënë të gjitha drejtat, të cilave ligjet dhe jurisprudencat bashkëshortore kohë më parë kanë filluar t’u qasen. Kur’ani ka nderuar femrën. Kjo duket aq qartë saqë, një sure e Kur’anit e mban emrin “En-Nisa” (gratë), dhe në shumë raste përsëritet porosia e All-llahut dhe Pejgamberit që të kihet kujdes ndaj grave. Kur’ani e ka veçuar gruan me një të drejtë, e drejta e saj që të luftojë dhe t’i kërkojë të drejtat e veta, aq më tepër ajo mundi t’i kërkojë të drejtat edhe nga udhëheqja e shtetit, siç ishte rasti në kohën e Muhammedit a.s. kur ai ishte udhëheqës  i Shtetit islamik. Shiko pra, lexues i nderuar, ajetin e parë të sures Muxhadele:

“All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila diskuton me ty lidhur me burrin e saj dhe ankohet tek All-llahu. All-llahu dëgjon bisedën tuaj. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë”. Ajeti në fjalë vërteton se All-llahu xh.sh. ka bisedën e saj, e ka mbështetur kërkesën e saj. Kur’ani ndalon që fjalët e këqija të thuhen haptazi, me qëllim që të mbrohet nderi i shoqërisë, njerëzia dhe morali, por i jep të drejtë të dëmtuarit kur nuk i dëgjohet fjala, që protestën e tij ta shprehë haptazi derisa ta tërheqë vëmendjen, dhe të ndihet padrejtësia dhe të dal në shesh e vërteta ashtu që t’i bashkangjitet njerëzit dhe t’i ndihmojnë. Dijetarët dhe juristët kanë hasur në argumente të qarta se mrekullia e Kur’anit shihet edhe nga ajo se ka përcaktuar të drejta dhe e ka çdo person, shoqëri dhe çdo shtet që t’i mbrojë dhe të luftojë për këto të drejta. Dallimi ndërmjet asaj që porosit Kur’ani dhe asaj që e përshkruajnë dijetarët është dallimi ndërmjet dy burimeve, Krijuesi dhe krijesa, Zoti dhe njeriu.

Simpoziumi o mbajtur në Lahaj në v. 1937, pastaj Simpoziumi ndërkombëtar i juristëve që u mbajt në Paris, kanë konstatuar se sheriati islam dhe bazamenti i parë i tij – Kur’ani, posedojnë në vete elemente të cilat janë bazë çdo ligji, bazë e çdo legjislature; Është domosdoshmëri që institucionet që merren me jurisprudencë dhe legjislaturë t’ia prezentojnë botës atë që e përmbanë Kur’ani në lidhje me ligjin (kanun) dhe legjislaturën (teshri) dhe se ai është universal për çdo kohë dhe çdo vend.

Kur në vitin 1948 u shpall një dokument me rëndësi për të drejtat e njeriut u mbajtën ceremoni të shumta në tërë botën! Por ky gëzim nuk zgjati shumë ngase nuk u realizua ajo që pritej. Marrëdhënie ndërnjerëzore nuk u përmirësuan, bota nuk realizoi asnjë rresht të atij akti ndërkombëtar. Hulumtuesit dhe dijetarët mund të binden se të drejtat e njeriut në të vërtetë gjenden në Kur’an qysh para 14 shekujve (jo vetëm kaq por edhe janë aplikuar në qytet – Shtetin e Medines dhe Shtetin islam në përgjithësi sh.p.) Kujdesi për realizimin e këtyre të drejtave llogaritet ibadet. Ligji i All-llahut është ligj i përkryer dhe gjithpërfshirës; aspekti legjislativ i Kur’anit, gjithmonë është aktual dhe e reflekton me dritën e tij çdoherë kur konstituohen kushtetuta dhe akte tjera ligjore. Nga fakti se gjithë njerëzit dhe xhindët nuk mund të bëjnë diçka të ngjashme si Kur’ani, mund të përfundojmë se ai është fjalë e All-llahut xh.sh. Këtë e cekë edhe vetë Kur’ani ku thuhet:

“Thuaj: Sikur të bashkoheshin të gjithë xhindët dhe njerëzit të bënin një Kur’an sikur ky, nuk do të mund ta bënin sikur ky dhe pse i ndihmojnë njëri-tjetrit” (el-Isra, 88)

Pas përpilimit të teorive bashkëkohore njeriu arriti që ta thërrmojë atomin dhe të bëhet zotërues i fuqive atomike, të ngrihet lart në qiell e të zbresë në Hënë për herë të parë në historinë njerëzore. Përmes mjeteve moderne ai arriti të dijë se ç’ndodh në brendinë e trupit të njeriut, bile edhe në brendinë e qelizës e cila është pjesa më e vogël e trupit t njeriut (njësia themelore funksionale dhe strukturore). Njeriu pra në shkencë ka arritur rezultate të lakmueshme, ashtu që ky shekull është quajtur shekull i shkencës. Kur u arritën rezultate shkencore në lëmenj të ndryshëm, All-llahu xh.sh. ua bëri të mundshme muslimanëve (dhe njerëzve të tjerë) që të bëjnë krahasim ndërmjet rezultateve shkencore dhe asaj që është cekur në Kur’an. Doli në shesh fakti se mrekullia e Kur’anit përkon me kohën, ec krahas me “gjuhën” bashkëkohore, e kjo pra është mrekullia shkencore e Kur’anit.

Kur’ani a.sh. gjegjësisht ajeti i parë i shpallur i tij tërheq vëmendjen me atë që urdhërohet për lexim e studim… pas asaj ceket pena. Leximi dhe pena janë dy gjëra që simbolizojnë dijen. Duke pasur parasysh ajetet e para të sures el-Alek, njeriut i bëhet obligim mësimi, studimi, hulumtimi e kështu me radhë.

“Lexo në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar! Krijoi njeriun prej një rrëcke. Lexo! Se është fisnik Zoti yt. I cili të mësoi penën; E mësoi njeriun çka nuk e kishte ditur” (el-Alek, 1-5)

Kur’ani në këtë mënyrë ithtarëve të vet ua bënë farz ilmin (shkencën), leximi përfshinë të gjitha llojet e daves, dijes dhe urtisë.

Sa i takon sferës për krijimin e njeriut, kur njeriu dëshiron të studiojë këtë lëmi, është e domosdoshme që ai të ketë njohuri të shumta siç janë shkrim-leximi, gjuhën e mjekësisë, që të mund të shfrytëzojë literaturën si aritmetikën, matematikën, duhet të ketë njohuri natyrore-fizike, kiminë, botanikën si dhe çdo gjë që ka të bëjë me medicinën, që të arrijë t’i aplikojë të arriturat e saj.

E gjithë bota, e në mes të tjerash edhe në aspektin mjekësor, është bindur në mrekullitë e Kur’anit, duke u nisur nga ajo se ai paraqet argumente më të vërteta. Për gjërat të cilat ka inicuar Kur’ani në kohën kur është shpallur, bota as që ka ditur diç të paktë, po ashtu edhe më tutje ai do të jetë nxitës për studime shkencore. Kur e dimë se Kur’ani është fjalë e All-llahut, nuk habitemi pse ai përfshinë njohuri shkencore si nga mjekësia preventive, medikamentoze, psikologjia, sociologjia, botanika, bujqësia (agrikultura), kimia me degët e saj, astronomia dhe kozmologjia, metafizika… bile jep edhe shpjegime eshatologjike. Kur’ani nxitë për çdo lëmi shkencore, lidhur me këtë dijetarë të profileve të ndryshme, pasi që janë mahnitur nga argumentet shkencore në Kur’an kanë shkruar libra të ndryshëm (dhe do të shkruhen për gjithmonë) në lidhje me të. Të përmendurit e ndonjërit nuk do të thotë se ai është i pari dhe i fundit që e ka bërë k. Sa për ilustrim, do të cekim mjekun e njohur francez Maurice Bucaille i cili porosi se në shekullin e shkencës është e domosdoshme që në mënyrë precize të studiohen, librat hyjnor dhe të kuptohet autenticiteti (dhe të vërtetat që gjenden në to). Ai shkroi librin e tij “Bibla, Kur’ani dhe shkencat bashkëkohore” i cili është përkthyer në shumë gjuhë, në arabishte në vitin 1977. Në kapitullin e parë bëhet fjalë për Tevratin dhe në fund të studimit të tij, bindshëm tregon se ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet Tevratit dhe shkencës. Këtë konkluzë e fillon duke thënë:

“Nuk duhet shikuar në shkrimet biblike duke i zbukuruar me cilësi artificiale, të cilatdo të kishim dëshiruar t’i kenë, por duke studiuar në mënyrë objektive ashtu siç janë. Kjo nënkupton vetëm njohjen e teksteve, por njohjen dhe të historikut të tyre. Kjo e fundit mundëson që me të vërtetë të përfundojmë të kemi shfaqje për rrethanat të cilat kanë ndikuar në përpunimin e teksteve gjatë shekujve, deri në formimin e ngadalshëm i përmbledhjeve ashtu siç i kemi sot me shtesat dhe mangësitë e shumta”

Konceptet e këtilla edhe më tepër e bëjnë të pranuar mendimin se në Dhiatën e Vjetër mund të gjenden versione të ndryshme të tregimit të njëjtë,Kundërta, gabime historike, pabesueshmëri dhe joligjshmëri me njohuritë mirë të vërtetuara shkencore.

Kapitulli i dytë flet për ungjijtë dhe për kundërshtimet në mes veti dhe me të dhëna shkencore. Këtë kapitull Bucaile e ka përfunduar duke thënë:

“Por këto të meta e sjellin në dyshim misionin e Isaut (Jezusit); dyshimet qëndrojnë vetëm në zhvillimin e tij (misionit)”. Kurse kapitulli i tretë mban titullin “Kur’ani dhe shkenca moderne” (ky është titulli edhe i librit tim i cili u botua në vitin 1959 pasi që u botua një studim shkencor për mrekullitë shkencore të Kur’anit në librin tim i cili mbante titullin “Zoti dhe shkenca moderne” (botuar në v. 1957). Libër ky i cili konsiderohej zanafillë në sferë të asaj se si të arrihet deri te besimi përmes shkencës bashkëkohore.

Bucaille në këtë kapitull sjell argumentet për të vërtetën e Kur’anit… për atë që flet Kur’ani për krijimin e qiejve dhe të tokës, për shkencat e ndryshme në Kur’an si astronominë, elektricitetin atmosferik, prejardhjen e jetës, për botën bimore shtazore, për reprodukimin e njeriut etj. dhe përputhshmërinë e gjithë kësaj me zbulimet shkencore. Kapitulli “Kur’ani, hadithi dhe shkenca moderne” e përfundon në mes tjerash duke thënë:… se Kur’ani është libër i shpallur prej Zotit në të cilën nuk ka dyshim dhe është në përputhshmëri të plotë me shkencën”.

Në pjesën e fundit të librit me titull “Përfundime të përgjithshme”, thotë:

“Kundërshtimet, pabesueshmëritë, dallimet në lidhje me të dhënat shkencës moderne, shumë me përsosuri dhe qartë shkojnë në dobi të asaj që kaloi (që u cek se Bibla është e falsifikuar sh.p.)”

“Duke vazhduar dy shpalljet e mëparshme (të cilat i kanë paraprirë, shpallja kur’anore, jo vetëm që është e pastër prej kundërthënieve në rrëfime, (të cilat janë specifikat e Ungjijve, si gjurmë nga reduktimet e ndryshme që u janë bërë, për më tepër bëhet fjalë për kontradiktat e nduarnduarta ndërmjet Ungjijve, që janë shenja të ndërhyrjes së dorës së njeriut, i cili mund të harrojë e gabojë, kurse Kur’ani është i mbrojtur dhe i pastër nga këto të meta sepse e mbronë All-llahu xh.sh. sh.p.) i ofron atij i cili dëshiron që në mënyrë krejtësisht objektive ta studiojnë në dritën e shkencës dhe do të gjejë në të shenja (të përputhshmërisë komplete me të dhënat shkencore moderne”.

“Nuk mund të paramendohet që deklarata e shumta kur’anore që kanë të bëjnë me sferën shkencore, të jenë vepër e një njeriu, për shkak të pozitës në të cilën gjendej njohuria-shkenca në kohën e Muhammedit. Në atë mënyrë është krejtësisht legjitime të konsiderohej se Kur’ani jo vetëm që është shprehje e një shpalljeje, por shpalljes kur’anore duhet dhënë vend të posaçëm, për shkak të garancisë së autencitetit që ajo ofron dhe prezencës së të dhënave shkencore të cilat kur studiohen në epokën tonë, paraqesin nxitje për komentimet (studimet, gjurmimet sh.p.) njerëzore”.

Bucaille atë që qartë thotë, e ka argumentuar. Ai u bë njëri prej atyre që besojnë All-llahun xhe-le shanuhu dhe Kur’anin (e pranoi Islamin).

Sot kur bota e bashkë me të edhe ne jetojmë gjendet në kohën e kompjuterëve, mikroprocesorëve dhe llogaritësve të ndryshëm, All-llahu xh.sh më bëri të mundshme që të zbuloj një metodë të re për të vërtetuar mrekullinë e Kur’anit. qysh para një çerek shekulli kam vërejtur se në Kur’an a.sh. mund të vihet shenjë barazimi ndërmjet të përmendurit të dunjasë dha ahiretit, engjëjve dhe xhinëve… është pra e pamundshme që këto të dhëna kaq precize, t’i japë ndonjë vepër që është prodhim i mendjes njerëzore.[ii]

Mrekullia matematikore e Kur’anit e cila ka cekur gjërat në numër të njëjtë, argumenton tri gjëra me rëndësi:

  1. Kur’ani Kerim nuk është vepër e njeriut por është shpallje (relevatë) e All-llahut xhel-le shanuhu.
  2. Kur’ani a.sh nuk ka pësuar ndryshime e as falsifikim e prej kohës kur është shpallur e deri më sot.
  3. Kur’ani a.sh. është muxhize e përhershme deri në Ditën e Gjykimit.

Njeriu i cili bindet në këto tri të vërteta, i cili bindshëm beson All-llahun, pejgamberin e Tij dhe Kur’anin a.sh. obligohet  që të punojë sipas referencave të Islamit në përgjithësi, në kuadër të kësaj obligohet që të respektojë normat kur’anore. Libër ky i cili është dallim ndërmjet udhëzimit dhe lajthitjes.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që vërteton mrekullinë kur’anore është edhe mundësia e të nxënurit përmendësh (hivzi)[iii]

Nuk duhet harruar se Kur’ani ofron aspekte që ende nuk janë zbuluar siç është sekreti i disa shkronjave [iv] me të cilat  fillojnë disa sure të këtij libri. Sadoqoftë dijetarët janë munduar të zbulojnë domethënien e këtyre shkronjave, nuk kanë arritur ndonjë sukses konkret e ndoshta në të ardhmen me ndihmën e all-llahut do të zbulohen domethënia e enigmatike e tyre.

Pas këtyre shembujve që u cekën, ai cili mendon një cik, nuk dyshon se Kur’ani është fjalë e All-llahut të Lartmadhëruar, udhëzues dhe mëshirë për tërë botën.

Prodhuesi kur prodhon një gjë (mjet), për përdorimin më të lehtë për udhëzim dhe mbrojtje për konsumatorin përgatit katalogun, e konsumatorit nëse dëshiron të ketë sukses me atë mjet , duhet t’i përmbahet atij katalogu.

All-llahu xh.sh. e ka krijuar njeriun dhe ia ka shpallur Kur’anin, me të s’do mend se ka udhëzuar se me çka është obliguar dhe prej çkafit duhet të ketë kujdes të jetë i mbrojtur në këtë botë dhe i shpëtuar në botën tjetër, ahiret. Prandaj, jemi të obliguar që ta respektojmë këtë Kur’an sepse ai është mbrojtje, shërim dhe shpëtim.

[i] karre, jekreu-kur’anun, kiraetun që do të thotë: lexoj

[ii] Për këtë temë më tepër mund të lexosh në veprën “Kur’ani mrekullia më e përsosur”, të autorit Ahmed Dedat Shkup (përkthyesi) bëhet fjalë për kontradikta e nduarnduarta ndërmjet Ungjijve sinoptik dhe brendapërbrenda për Ungjilli, që janë shenja të ndërhyrjes së dorës së njeriut, i cili mund të harrojë e gabojë, kurse Kur’ani është i mbrojtur dhe i pastër nga këto të meta sepse e mbronë Allahu xh.sh (përkthyesi)

[iii] Të nxënurit përmendsh të Kur’anit ose hivzi është traditë e vjetër qysh prej kohës së Muhammedit a.s. i cili njëkohësisht kanë qenë hafizi i parë në historinë islame. Kur flitet për hivzin i pakontestueshëm nënkuptojmë se Kur’ani është libri i vetëm i cili edhe pse mjaft voluminoz (mbi 600 faqe), mund të mësohet me përpikëri përmendsh pa mos ndryshuar asnjë fjali, fjalë apo harf (shkronjë). Kjo gjë mund të arrihet vetëm me ndihmën e all-llahut. Tradita e hivzit ka qenë e  kultivuar dhe kultivohet edhe në trojet tona.

[iv] Në ar. “hurum mukattaat ose tehexh-xhij” p.sh. elif lam mim, kaf, sad etj. (shënime të përkthyesit)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.