Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues

Kur’ani – Mbrojtës dhe shërues

Agjërimi i Muhammedit s.a.v.s.
Kur’ani dhe shkenca moderne
Toka
Drita e Zbulimit

 Bismil-lahir-rahmanir-rahim

“Ne shpallëm nga Kur’ani atë çka është bar dhe mëshirë për besimtarë, kurse mosbesimtarëve vetëm ua rrit shkatërrimin”

                                                                                    (el-Isra’, 82)

            Kushtuar atyre të cilët përjetojnë sëmundje dhe nuk gjejnë bar, atyre të cilët duan mbrojtje dhe kërkojnë shërim… Ua përkujtoj atë që e posedojnë ata… që ua plotëson shpresën dhe dëshirën…

            Kur’ani, librin e All-llahut xh.sh i cili është bar, në të ka mbrojtje dhe shërim…

HYRJE

“…Thuaj! Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar…”

(Fussilet, 44)

Falënderimi dhe lavdërimi i qofshin All-llahut, Zotit të të gjithë botërave, përshëndetjet dhe lutjet tona qofshin për Muhammedin a.s. njeriun më të sinqertë dhe më besnik, përshëndesim edhe pejgamberët që kanë jetuar para tij.

Gjë në të cilën nuk ka dyshim dhe kundërshtim, e as që polemizon rreth saj, sepse ajo është e vërtetë shkencore, gjë plotësisht e qartë, është një nga çështjet bindëse, prej themeleve të fesë,… është e vërtetë se krijuesi i njeriut është All-llahu i Lartëmadhëruar. Ai është më I dijshëm për atë që ka krijuar, ç’është e dobishme për të (njeriun), ç’e mbronë, ç’e dëmton dhe shkatërron atë.

All-llahu me mëshirën e vet ka dashur që njerëzit të cilët Ai i ka krijuar të mos i lejë në jetën e tyre të paudhë, të humbën, të laithiten dhe t’i shkatërrojnë shejtani i mallkuar.

Për këtë shkak e zbriti (shpalli) atyre librin me t cilin, do ta rregullojmë jetën e vet (në këtë botë sh.p) dhe me të gjejmë shpëtim në botën tjetër. Njeriu nuk i takon të përpiqet që jetën e tij ta rregulloj jashtë suazave kur’anore por ai nëse don shpëtim, atëherë duhet që plotësisht t’i nënshtrohet Kur’anit (t’i jetësojë rregullat dhe parimet e tij sh.p.).

Kjo është dëshira dhe mëshira e All-llahut. Kjo është dhunti dhe mëshirë e pakufishme e Të Lartëmadhëruarit… që ta krijojë njeriun dhe t’i dërgojë atij sistem dhe rregulla të cilave ai duhet t’u përmbahet, ai nuk guxon assesi që t’i lë pas dore apo t’i braktisë.

A e njeh dikush më tepër njeriun se sa Ai që vetë e ka krijuar?

A thua a i lejohet njeriut që t’i largohet dhe mos t’i përmbahet asaj që i ka zbritur atij dhe për të (Kur’anit)?

Me të vërtetë All-llahu njeriut i ka dërguar – shpallur qindra libra përmes pejgamberëve, secili brez i a ka zbritur atë që është e dobishme për të, që përkon me atë dhe që e mbronë.

Libri i fundit i shpallur është Kur’ani famëlart, fjala e All-llahut xh.sh.,Zoti i të të gjitha botëve. Ky libër i është shpallur pejgamberit të fundit, udhëheqësit tonë (prijësit), njeriut më të sinqertë dhe më besnik, Muhammedit a.s. Këtij libri muslimanët e parë i janë përmbajtur në përpikëri. Për atë shkak, jeta e tyre ka qenë kënaqësi e lumturi, bollëk e bujari, sëmundjet kanë qenë larg prej tyre, kanë qenë të mbrojtur dhe të shëndoshë, për shkak se ata janë përmbajtur ilaçit (Kur’anit) të cilin All-llahut e ka zbritur për ata dhe për ne, dhe për të gjithë brezat deri në Ditën e Gjykimit.

Vallë, sa jemi duke iu përmbajtur atij? Sa i përmbahemi në krahasim me ata dhe ku jemi? A thua kjo çështje a nuk kërkon që të ndalemi pak dhe të studiojmë në mënyrë serioze, të kuptojmë shkakun pse jemi të “sëmurë” e kurse me vete e kemi “ilaçin”?

Këtu dikush do të parashtrojë pyetje?

Bëhet fjalë për sëmundje shpirtërore (psikike) ose fizike? Shërim prej Kur’anit dhe me të është shpirtërisht dhe fizikisht?

Tekstet e Kur’anit janë të prera se ai është shërim për besimtarët. Besimtari është ai i cili aspak nuk dyshon dhe është i udhëzuar, atëherë Kur’ani është ilaç për sëmundjet të cilat i shkaktojnë kufri (blasfemia), ateizmi dhe devijimi si dhe dukuritë tjera degjeneruese.

Në këtë studim që e ke para vete lexues i nderuar, do të bëjë përpjekje të paraqes disa rregulla shkencore dhe fetare. Lus All-llahun që të pranojë këtë përpjekje timen, sepse Ai është Ai që mundëson, të na mundësojë mua dhe ty që të sillemi, veprojmë, të jetojmë dhe t’u përmbahemi dispozitave të Tij, t’i aplikojmë urdhërat e Tij, t’u shmangemi të të ndaluarave…

“O ju njerëz, juve tanimë ju ka ardhur këshilla nga Zoti juaj, edhe një shërim për zemrat tuaja dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët” (Junus, 57)

 

                       KAPTINA E PARË

            A NUK E NJEH ALL-LLAHU NË DETAJE ATË QË E KA KRIJUAR?

            VALLË, NJERIU NUK E DIN SE KUSH E KA KRIJUAR?

 

Meqë unë nuk e kam krijuar vetveten e as dikë tjetër, e as të tjerët sikur unë nuk më kanë krijuar, as që kanë krijuar dikë tjetër, vijmë në përfundim se pa dyshim ekziston Krijuesi i cili më ka krijuar mua dhe të gjithë të tjerët. Ky është një fakt i pamohueshëm dhe i pakontestueshëm, të cilën e vërteton ajo që është e pranishme, e përforcon përhershmëria dhe vazhdimësia e krijesave. Është një gjë e logjikshme, të cilën e pranon çdo mendje e shëndoshë, kjo është e vërtetë shkencore, deri te e cila shkenca ka arritur me hulumtimet dhe gjurmimet e veta. Me këtë të vërtetë shkencore pajtohen shumica e shkencëtarëve të së kaluarës dhe ata të kohës aktuale. Besimi në atë se All-llahu është Krijues i vetëm, është prej themeleve të fesë (islame). Këtë e përforcojnë edhe hadithet e Pejgamberit a.s.  Po ashtu për këtë të vërtetë të pamohueshme flasin edhe shumë ajete të Kur’anit.

“Thuaj; All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është i vetmi ngadhënjimtarë” (Er-Ra’d, 16)

Ky tekst na urdhëron të besojmë dhe të thirrim në këtë të vërtetë, t’ua komunikojmë të tjerëve. Doemos duhet të besojmë se All-llahu është Krijues i çdo gjëje, këtë duhet t’ua përcjellim njerëzve dhe t’i këshillojmë që edhe ata t’ua përcjellim të tjerëve. Ne duhet të kërkojmë prej atyre të cilëve ua përcjellim këtë të vërtetë, që edhe ata të tretët t’i porosisin që kjo vazhdimisht të përcillet, t’u përmbahen normave të Krijuesit dhe t’i predikojnë ato.

Pra, s’ka dyshim se ekzistimi i Krijuesit, i Cili ka krijuar dhe krijon çdo gjë, është gjë që e pranon logjika, e po ashtu e konfirmojnë edhe njohuritë e ndryshme krejtësisht. Për këtë flet Kur’ani, në fjalët e të cilit nuk dyshohet. All-llahu e udhëzon njeriun nga ajo që është e kuptueshme, të studiojë dhe të mendojë sipas mundësive të veta rreth asaj që e ka krijuar Ai. Metodat dhe studimet e njeriut janë të kufizuara. Njeriu takon çdo ditë qindra njerëz, e sa është i madh numri i njerëzve të cilët i sheh dhe i takon gjatë jetës së vet. A mos ka ndodhur ndonjëherë të takojë dy njerëz të njëjtë (në fizionomi, në të folur, sjellje, kulturë… sh.p.). Pra, mund të ekzistojë kjo dallueshmëri dhe ndryshueshmëri, ndërmjet njerëzve në çdo pikëpamje, në ngjyrën e syve, në formën e gojës, në fytyrë; këto ndryshime ekzistojnë te qindra, mijëra dhe miliona njerëz.

Veç është e ditur se numri i banorëve sot arrin në pesë miliardë e gjysmë, e po qe se ua shtojmë atyre numrin e njerëzve që kanë kaluar dhe atyre që do të vijnë, numri i tyre do të ishte shumë, shumë më i madh, megjithatë nuk kanë ekzistuar dy njerëz krejtësisht të njëjtë siç u cek më lartë.

Cila është kjo fuqi e cila fytyrës së njeriut i ka dhënë formë të ndryshme, kurse pjesët e fytyrës të jenë identike – të ngjashme (si p.sh. hunda, sytë, veshët, vetullat sh.p.) janë të vendosura në të njëjtin vend. Kjo është detaj e cila na tregon për fuqinë e Krijuesit në Atë krijon. Dituria na i vërteton edhe gjërat më të çuditshme. Njeriu dallohet prej tjetrit edhe sipas vijave të gishtërinjve, siç ndryshojnë edhe gishtërinjtë e dorës edhe pse ajo është një pjesë e vogël e gjymtyrës. Kjo është një vijë të cilës nuk mund t’ia gjesh fillimin e as mbarimin, që të mund të thuash se “këtu mbaron”. Shkenca vërteton se në disa miliardë gishtërinj nuk mund të hasesh në dy të njëjtë, por kur t’ua bashkangjesim edhe gishtërinjtë e atyre që kanë jetuar para nesh dhe që do të vijnë pas nesh, numri do të ishte shumë më i madh. Megjithatë, kurrë nuk do të gjejmë dy gishtërinj krejtësisht të njëjtë!!!

Shkenca na bën të ditur edhe një vërtetë tjetër, e ajo është ndryshueshmëria dhe dallimi ndërmjet zërit të njerëzve. Kjo është një gjë e dukshme dhe e qartë. Njeriu mund lehtë të dallojë tjetrin sipas zërit të tij, i cili nuk ka ngjashmëri me zërin e askujt.

Njeriu për këtë nuk di, por All-llahu xh.sh. di pasi që Ai e ka krijuar. Njeriu nuk di se si është krijuar. Ai është krijuar prej qelizave të mashkullit spermatozoideve dhe qelizave vezë të femrës; si janë formuar këto dy lloj qelizash. Edhe mashkulli edhe femra ushqehen prej një lloj ushqimi, e si pra te mashkulli formohen spermatozoidet, kurse te femrat qelizat vezë? A thua këto qeliza formohen vetëm prej ushqimit ose në të ndikon edhe vetë organizmi i njeriut? Shkenca duke studiuar ushqimin dhe trupin e njeriut, ka ardhur në përfundim se aty ka faktorë tjerë relevantë përpos ushqimit dhe vetë trupit të njeriut, prej nga formohen këto qeliza. Këtyre studimeve Kur’ani shumë heret ua ka tejkaluar kur thotë:

“Qoftë lartësuar Ai, i cili ka krijuar çifte dhe nga e tëra ajo mbin prej toke, edhe nga vetë ata edhe nga ajo që nuk e dinë”

(Jasin, 36)

Njeriu nuk e di se si është krijuar, e as që do ta dijë në përgjithësi por All-llahu pa dyshim e di.

Njeriu nuk e di si zhvillohet dhe si funksionon trupi i tij. Çdo gjë që funksionon, patjetër të jetë e kurdisur prej dikujt. Këto lëvizje dhe ky funksionim vazhdojnë pandërprerë, por ndonjëherë pushojnë një kohë, pastaj prapë fillon funksionimi (përpos zemrës e cila vazhdimisht funksionon). Mjekësia bashkëkohore me të arriturat e veta na tregon për zhvillimin e fetusit në mitrën e nënës, kalimin nëpër faza të ndryshme, procesin e krijimit të organeve, fillimin e funksionimit të tyre (organeve). P.sh. fillimin e çuditshëm të rrahjes së zemrës, proces ky që vazhdon të kryhet në mënyrë fascinuese dhe me një rregull të posaçëm, pandërprerë derisa rrahjet e saj nuk ndalen atëherë kur arrinë çastin e përcaktuar, dhe më nuk rrah… dhe të gjitha përpjekjet e mjekëve dhe të shkencës së mjekësisë që këtë zemër ta riaktivizojnë nuk kanë sukses pa vullnetin e All-llahut xh.sh. i cili i ka caktuar që në fillim rrahjen asaj zemre.

Njeriu ushqehet me lloj-lloj ushqimesh, e mbush lukthin e tij me haje e pije… me ushqime të thata dhe të lëngëta, me perime e pemë, mish… ai nuk di se si treten ato dhe si ndikojnë në organizmin e tij. Trupi i tij luan rolin e përpunuesit të atij ushqimi. Kjo është një punë e madhe dhe e pandërprerë, në të ka shumë fshehtësira, në të ka shumë thartina që e ndihmojnë tretjen e ushqimit, sidomos të mishit. Si pra këto thartina e tretin mishin (që hyn në lukth sh.p.) kurse nuk e dëmtojnë lukthin dhe cipën që e mbulojnë atë. Gjaku bën përcjellin e materieve të dobishme dhe të dëmshme. Materiet e dobishme, ushqyese, i bartë te qelizat, organet që kanë nevojë për to, kurse të dëmshmet deri te organet me të cilat hudhen jashtë organizmit të trupit të njeriut.

Njeriu sheh me sytë e vet dhe fotografinë të cilën e sheh e bartë në trup. Syri përbëhet nga disa pjesë, ndër to ka edhe thjerrëzën e tij (lens). Kjo si çdo thjerrëz, fotografinë e paraqet në pjesën tjetër të syrit (retinë) në formë krejtësisht diametrale (me kokën nga toka). Megjithatë ne i shohim objektet në formë të rregullt, normale, e kjo arrihet përmes trurit. Me çfarë shpejtësie arrihet kjo, si ndodh që njeriu aq saktë me të gjitha imtësirat të shohë dhe në historinë njerëzore nuk ka ndodhur që njeriu të shohë njeriun (ose diçka tjetër) me kokën për tokë ose me këmbët nga qielli? Ky proces nuk vonohet as sa e njëmijta pjesë e sekondës e më tepër. Njeriu gjatë ditës dhe një numër të madh figurash, në çdo figurë ka edhe detaje tjera… (dhe në një mënyrë precize bën distinksion ndërmjet atyre figurave dhe imtësirave sh.p.) Kjo është një gjë e çuditshme dhe bindëse, për të cilën njeriu pak di, por All-llahu di për gjithçka, dituria e Tij nuk është e kufizuar, sepse ai është krijues i çdo gjëje.

Forma e figurës, me ngjyrën e saj, madhësinë etj. kthehen në formën e drejtë ashtu siç është. Edhe kjo është një mrekulli.

Mbamendja e njeriut mbanë mend ngjyrën, madhësinë, emrin dhe formën e senit. Kur njeriu dëshiron të përkujtojë një emër ose formë të diçkaje mendon pak, pastaj i parafytyrohet, i kujtohet dhe njohuria ate send arrin në trurin e tij. Kur i humbet ose nuk i kujtohet (emri dhe forma), kjo është e fshehur diku në ndonjë pjesë të trurit.

Obdukcionistët pasi që e kanë analizuar dhe studiuar trupin e vdekur të njeriut kanë përfunduar se nuk ka vende të posaçme në tru për të mbajtur mend, pra ku gjinden të gjitha ato njohuri dhe dituri të cilat njeriu i mban mend, duke e nisur prej emrit të vet, emrit të nënës, babait dhe të dhëna tjera, ngjarjet, rastet dhe gjërat nga e kaluara? Ku dhe si ruhen të gjitha këto njohuri?

Njeriu për këtë nuk din, por All-llahu gjithsesi i din të gjitha fshehtësirat.

Njeriu flen por nuk din se si flen. Dituria ka vërtetuar se njeriu medoemos duhet të flejë dhe sipas eksperimenteve e provave që janë bërë, janë caktuar orët që ai duhet t’i kalojë në gjumë. Me provat që janë bërë është konstatuar se ai i cili kalon katër ditë pa gjumë, i nevojitet që ato orë t’i kompensojë. Kjo analizë demanton mendimin e deritanishëm.

Për këtë gjë si dhe për çdo gjë tjetër më mirë din All-llahu i Lartmadhëruar.

Shkenca përmes provave mjekësore vërteton se njeriu nëse e goditet nga pagjumësia disa ditë, lodhet për së tepërmi. Por nëse vazhdon pagjumësia disa ditë, e mund të sëmuret, të çmendet bile edhe të vdesë. Para disa viteve qendrat shëndetësore na lajmëruan se Lesley Campbell, anglez i cili kishte kaluar moshën 60 vjeçare, argonom i shquar u lëndua në kokë dhe e kaploi pagjumësia. Pas një kohe kjo plagë iu shërua, por ai mbeti në pagjumësi të vazhdueshme 12 vjet të plota. Ditën punonte punët e rëndomta kurse natën rrokullisej në krevatin e tij që ta zë gjumi, të cilin e kishte “humbur”. Ky njeri akoma vazhdon të jetojë i pagjumë.

Kjo është temë aktuale e cila studiohet në universitetet e Britanisë së Madhe duke e konsideruar si rast i cili kundërshtohet me rregulla shkencore dhe me rastet gjatë historisë.

Njeriu nuk e dinë se si ndodh ky rast paprecedent në analet e shkencës dhe mjekësisë, por All-llahu padyshim e di.

Kemi një rast të ngjashëm me këtë, e ai është rasti i vajzës 15 vjeçare, për të cilën lajmërojnë institucionet shkencore të Britanisë. Kësaj vajze kur flen i ndalet frymëmarrja, e kur është e zgjuar merr frymë normalisht. Ky është një rast parecedet. Është vërtetuar se gjumi i ndihmon frymëmarrjes, kurse në këtë rast ndodh diçka e pakuptueshme. Dijetarët nuk dinë shkakun e këtij fenomeni. Ata e kanë vërtetuar se gjatë dhjetë viteve të fundit janë paraqitur dhjetë raste të ngjashme.

Supozohet se kjo është pasojë e ndonjë sëmundje të cilës nuk i dihet shkaku, e as që mund të ofrojnë shërim, por All-llahu më mirë e din për sëmundjen dhe për ilaçin, sepse Ai që ka krijuar sëmundjen e ka krijuar edhe ilaçin.

Gjë e çuditshme është edhe të hapurit e gojës, njeriu nuk e di përse ndodh kjo! Nëse thuhet se kjo është shenjë e lodhjes ka njerëz që janë shumë të lodhur por nuk u hapet goja. Bile njeriut i hapet goja edhe pasi të zgjohet, edhe pse ka pushuar. Nëse themi se kjo është për shkak të nevojës për ajër, kemi raste kur dikush nuk mund të marrë frymë, por prapë i hapet goja. Njeriu për këtë nuk din, por për t’u habitur edhe më shumë është ajo se njeriu kur sheh dikë duke iu hapur goja edhe atij vetvetiu i hapet.

Njeriu nuk e din sekretin e gjithë kësaj pos All-llahut padyshim e di. Njeriu nuk e di se si krijohet, po ashtu nuk e di edhe si vdes, kur dhe ku do të vdes. Të vërtetën për këtë e di vetëm All-llahu xh.sh. Njeriu nuk e di kur do të vdesë, e as që di për dikë tjetër se kur do të vdes. Sa herë ndodh që njeriun ta kaplojë sëmundja e rëndë saqë tjerët mendojnë se ai është duke jetuar çastet e fundit. Pranë tij është mjeku i cili mundohet q ta shërojë, por ka raste kur mjeku vdes kurse i sëmuri shërohet. Sa pleq jetojnë të shëndoshë, të thinjur, të kërrusur, u dridhen duart, u ligështohen eshtrat, lëvizin me vështirësi, u dobësohet aftësia për të mbajtur mend, kështu atij i ndihmon djali i vet ose dikush tjetër i familjes. Ka raste kur djali ose ai që i shërben vdes, ndërsa plaku vazhdon jetën po në atë ritëm. Ka shumë raste kur i sëmuri jeton një kohë të gjatë, kurse dikush tjetër papritmas vdes edhe pse ka qenë i shëndoshë. Pra kuptohet se njeriu shumë pak di, e posaçërisht për vdekjen, ku e si do të vdes etj. Për këtë All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:

“…kurse njeriu nuk e d se çka do të bëj nesër dhe askush nuk e di se në çfarë vendi do të vdes. All-llahu me siguri i di dhe është i informuar për gjithçka”

(Lukman, 34)

Njeriu nuk e di në detaje se si sëmuret, kur dhe si shërohet, dhe pse mjekët mundohen të gjejnë shkaqet e sëmundjes dhe mënyrën e shërimit, por edhe ata vetë pranojnë se ato janë vetëm hipoteza, kurse vetëm All-llahu është i Gjithdijshëm.

*   *   *

Nga gjërat me të çuditshme që shkenca para kohe arriti deri tek ato janë disa zbulime në lidhje me kolesterolin. Ajo është një materie e ngjashme me yndyrat e cila shkakton sedimentimin në arterie, e cila shkakton sëmundjen arteriosklerozës prandaj edhe punohet në zbulimin e metodave për shërimin e kësaj sëmundjeje.

Shënim: Dijetarët janë dakorduar se trupi e shëron vetveten mirëpo ata nuk e dinë se ç’ndodh në brendësinë e trupit. Kjo është një nga fshehtësitë e çuditshme i vërejmë gjurmët dhe rezultatet   e punës së trupit, konstatojmë se kjo është një enigmë, kurse nga ana tjetër, kjo është një e vërtetë shkencore.

Çdoherë dijetarët zbulojnë në këtë sferë diç të re, binden në vetvete se nuk din për atë ë ndodh.

Institucionet shkencore para dis viteve informuan se dijetari gjerman Joseph Foster ka arritur te një zbulim i çuditshëm se në trupin e njeriut ekziston  diç në formë të instrumentit alarmues i cili i pengon sëmundjet. Fosteri ka arritur të njohë rezultatin por nuk ka arritur të mësojë se në ç’mënyrë e kryen këtë funksion. Në këtë rast ky dijetar ka mbetur i fascinuar dhe i bindur në fuqinë e All-llahut xh.sh. Ajo të cilën mjekët e konsiderojnë për ilaç është vetëm një përpjekje e tyre që të nxisin trupin të funksionojë në mënyrë të duhur.

Për gjithë këtë si dhe për shumë fshehtësira mjekët nuk dinë në detaje, e as që do të dijnë ndonjëherë, kurse All-llahu xh.sh. di sepse Ai si Krijues posedon dituri absolute. E ka krijuar njeriun dhe vetëm Ai njeh brendësinë dhe fshehtësirat e tij në detaje. Sa nevojë të madhe ka njeriu për Krijuesin. Ai e di se ç’është e dobishme për krijesën – njeriun, atë ia ka caktuar si detyrë të domosdoshme farz, ndërsa ç’është e dëmshme për të, ia ka ndaluar – haram!

“A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe që njeh çdo send në hollësi?!”

(Mulk, 14)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.