Kush ia siguron jetën e luksit, Adelina Tahiri “thumbon” koleget (FOTO+VIDEO)

Kush ia siguron jetën e luksit, Adelina Tahiri “thumbon” koleget (FOTO+VIDEO)

Xhesika largohet nga Kosova, poston foto të nxehtë nga…
FOTO | Shikoni si duket Tuna pak para lindjes së djalit
Më në fund reagon Majku pas lindjes së Majlindës (Foto)
Një çmenduri, mësoni çmimin marramendës të këmishave të Getit (FOTO LAJM)

Edhe pse është tërhqeur kohët e fundit nga muzika, për Adelina Tahirin nuk ka munguar vëmendja e publikut dhe sidomos për jetën private. Fotot provokuese në rrjetet sociale kanë nxitur gjithmonë kërshërinë e publikut për të mësuar të rejat e fundit nga ajo. Por sa herë këngëtarja poston foto nga jeta e saj luksoze, me makina të shtrenjta apo udhëtime.

Megjithatë, për Adelinën, gjithҫka është e pranueshme dhe e justifikuar falë familjes së saj, por edhe kontratave në muzikë apo reklama të ndryshme në Maqedoni.

E ftuar këtë javë në Express Rozë, këngëtarja e njohur nga Maqedonia sqaron se makinat nuk ia dhuron askush përveҫ familjes së saj apo punës disavjeҫare në tregun muzikor.

E pyetur për makinën e re që ka postuar së fundi nga profilet e saj, e cila mendohet se kap vlerën e 40 mijë eurove, Adelina rrëfen se e ka blerë falë ndihmës së familjes dhe punës që bën vetë. Hamendësimet se pas saj fshihet dikush që ia bën dhuratë makinat, vetë këngëtarja i rrëzon poshtë duke thënë: “Ajo makinë  është  blerë  vjet për ditëlindjen time dhe ma ka dhuruar babi. Gjithmonë kam pasur makina të  mira, falë  familjes sime, por edhe punës sime që bëj. Besoj e kanë   parë  të  gjithe që  e gjithë  Maqedonia ka qenë e pushtuar nga billboardet e Adelinës. Kam bërë  edhe dy reklamat me buxhetin më  të  lartë  në  Maqedoni që  ka ekzistuar deri më  tani në  një  kontratë”.

Gjithashtu këngëtarja ka thumbuar edhe disa nga koleget e saj: “Gjithmonë diskutohet: Kush ia ka blerë? Pse duhet patjetër të  ma blejë  dikush? Kjo gjë  më  irriton shumë  sepse nuk është  se Adelina dje bleu makinë , si shumica e kolegeve të  mia. Unë   gjithmonë  kam pas makina dhe i falenderohem   familjes sime. Gjithmonë  kam patur një  jetë  shumë  të  mirë. Unë  kam blerë makinë, por edhe më  ka ndihmuar babi dhe pa ndihmën e tij nuk do kisha mundur ta blej”, përfundon ajo.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.