Ky është agjenti maqedonas që i ka vjedhur inçizimet e Kuvendit (FOTO)

Ky është agjenti maqedonas që i ka vjedhur inçizimet e Kuvendit (FOTO)

Alarm për bombë në tren
Nëpunësja zvicerane vjedh në firmën ku punon 761.000 franga për burrin e saj kosovar
Humb jetën në Strugë një djalë nga Tetova
Ngjarje e rëndë, i riu hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Dyzet e dy vjeçari, Oliver Radullov, i cili është pjesë e sigurimit të drejtorit aktual të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), është i dyshuar për marrjen e hardisqeve të inçizimeve nga Kuvendi, njofton Portalb.mk.

Radullov shqetësohet për sigurinë e drejtorit Vlladimir Atanasovski, ndërsa disa ditë pas incidenteve që ndodhën në Kuvend së bashku me një deputet tjetër të DSK-së i ka marrë hardisqet nga monitorimi i Kuvendit salla 3, publikoi Tellma.

Nga DSK-ja dhe nga drejtori i policisë sekrete Atanasovski tani për tani nuk ka reagim për aktivitetet e Radullovit gjatë marrjes së hardisqeve nga Kuvendi.

Përveç sigurimit të drejtorit “në aksion” për marrjen hardisqeve ka marrë pjesë edhe 51 vjeçari Sasho Markovski, i punësuar në administratën e pestë të DSK-së. Dhe për të dy të punësuarit e DSK-së, Prokuroria e Shkupit ka kërkuar të ju merret brisë nga ana e parme e faqes që të konfirmohet se gjurmët që janë gjetur në rastet e kompjuterëve a përputhen me ADN-në e tyre. Të dy janë edhe në inçizimet e Kuvendit.

Edhe përkundër asaj se i kanë marrë hardisqet, inçizimet e incidenteve të Kuvendit janë regjistruar edhe në sistemin e DVR-së (Digjital video rekorder).

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.