Ky është cmimi i ri i derivateve të naftës

Ky është cmimi i ri i derivateve të naftës

LSDM e propozon për kryeministër, Abdylmenaf Bexheti nuk ka koment?!
Gruevski refuzon zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Vendi drejt zgjedhjeve
BDI kundër nënkryetarit shqiptar në Kuvend, BESA bojkoton komisionet
Sot pritet të ndodhë ‘mrekullia’ në Kuvend

Çmimi i EUROSUPER BS – 95 dhe eurodizeli mbetet i njëjtë, ndërsa EUROSUPER BS – 89 rritet për gjysmë denari, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Në pajtim me vendimin e ri, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 62 denarë për litër, ndërsa i dizelit 48 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 64 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri zvogëlohet për 0,50 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 HC zvogëlohet për 9,204 denarë për kilogram dhe ai do të blihet me çmim prej 23,993 denarë për kilogram.

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se me vendimin e ri kryhet zvogëlim i çmimeve të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës për 0,25 për qind lidhur me ato rafinerike dhe çmimeve të shitjeve me pakicë më 8 gusht. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën 14 ditëshe ka qenë 0,33 për qind më e lartë, ndërsa kursi i denarit ka qenë më i ulët në krahasim me dollarin.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.