LAJMI I FUNDIT/ Takohen Kasami dhe Thaçi, ja çka biseduan

LAJMI I FUNDIT/ Takohen Kasami dhe Thaçi, ja çka biseduan

Bashkë me Vitin e ri vjen edhe shtrenjtimi i dizelit
MPB: Qarqe serbe duan të inskenojnë incidente në kufirin me Maqedoninë
Muki: Këto janë deputetët e VMRO-së që ndihmuan kriminelët të futen dhe të pargjakin deputetët më 27 prill (FOTO)
“Me fyerje e shpifje nuk mbrohet Islami o kokënxehtë”

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sonte zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Temë e bisedës ishin ngjarjet aktuale politike sidomos ato në kampin politik shqiptar.

“Lëvizja BESA e udhëhequr nga kryetari Kasami gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e interesuar të gjejë mënyrë dhe mekanizma për të gjetur rrugën më të mirë për artikulimin e interesit të shqiptarëve në Maqedoni”, njoftuan nga Lëvizja Besa.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në paraqitjen e tij pas zgjedhjeve kishte vlerësuar se humbës më i madh i zgjedhjeve është BDI-ja kurse fitues Lëvizja Besa me RDK-në.
Thaçi ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët të PDSH-së, kurse mandatet dhe votat e PDSH-së tha se ja len në disponim Lëvizjes BESA.
“Nuk ka nevojë BESA të na marrë në koalicion, ne i vendosim mandatet tona në disponim të Besës si fitues të zgjedhjeve”, theksoi Thaçi.


Por, shtatë muaj më pas, kreu i PDSH ka mendim tjetër për këtë subjekt politik.

“Unë kamë shprehur dëshirë që të takohem edhe me drejtuesit e Lëvizjes Besa, por ata kishin një kërkesë tërësisht të pakuptueshme për mua. Ata kërkuan që takimi të mbahet jashtë opinionit publik dhe pa media”, shtoi Thaçi. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.