Lëvizja BESA afër qëndrimit në opozitë?

Lëvizja BESA afër qëndrimit në opozitë?

Maqedoni, rekomandime për vozitës të rinj
Zvicra me strategji të re 3-vjeçare, 76 milionë franga për Maqedoninë
Përmbyset traktori, vdes një grua nga Saraji
Taravari: Ja qëndrimi dhe kushtet e Aleancës në bisedimet për Qeverinë e re (VIDEO)

Ajo që duhet të vendos për pjesëmarrje në Qeverinë e re të Maqedonisë është Lëvizja BESA e cila ka bërë të qartë se deri më tani nuk kanë biseduar për poste ministrore dhe se bisedimet kanë qenë ekskluzivisht për parimet dhe qëndrimet e saja se si duhet të jetë qeveria e ardhshme e Maqedonisë. Sot BESA do të mbajë konferencë për shtyp dhe do të tregojë përfundimisht a do të merr pjesë në Qeveri së bashku me BDI dhe Aleancën për Shqiptarët.

Megjithatë, siç mëson Portalb, pas shpalljes së listës së ministrave nga ana e BDI-së, kjo parti ka vendosur të mos hyjë në koalicion qeveritar. Nga kjo parti thanë që as nuk do të ketë takim mes Kasamit dhe Zaevit.

Përndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu pas takimi të liderit të kësaj partie ditë më parë, Bilall Kasami me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet partive dhe se nuk largohen nga kërkesat të cilat ia kanë parashtruar LSDM-së si kusht për pjesëmarrje në Qeveri.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.