Lëvizja BESA zgjodhi kryetarin në Tetovë, ja kush është

Lëvizja BESA zgjodhi kryetarin në Tetovë, ja kush është

Walker interesohet për “Kumanovën”
Tragjedi në dasmën e mikut. Hakmerret Ismaili
Përurohet sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Rama për pak sa nuk u rrëzua! (Foto/Video)
Clinton godet Maqedoninë për humbjen e saj në zgjedhjet e fundit, ja pse?!

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA – Dega e Tetovës, ka mbajtur një mbledhje në zyrat e BESËS në Tetovë, ku është biseduar për situatën e përgjithshme politike dhe parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, ku në rend dite ka qenë edhe përzgjedhja e kryetarit të Degës për BESËN e Tetovës.

Në një proces demokratik sipas parimit një “anëtar një votë”, mes kandidatëve të kualifikuar, në mënyrë unanime nga nëndegët e BESËS në Tetovë dhe struktura e saj, për kryetar dege të Lëvizjes BESA në Tetovë e zgjodhën, profesor Gazmend Aliu, raporton Almakos.

Të pranishëm gjatë ktëij procesi ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Adnan Azizi.