Lezhë, era e fortë rrëzon prapton kamionin nga Tetova, ja regjistrimi i tij! (Video)

Lezhë, era e fortë rrëzon prapton kamionin nga Tetova, ja regjistrimi i tij! (Video)

Ruzhdi Lata ka blerë veturë me vlerë prej 50.000 eurove
Turqi, urdhër-arresti për 72 profesorë
Trafiku në qendër të Shkupit nesër bllokohet për dy orë
Rritet numri i pacientëve për shkak të temperaturave

Era e fortë ka rrëzuar një trajler në supertsraden Lezhë-Milot në Shqipëri, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk mori lëndime.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të kryqezimit të Shënkollit. Trajleri me targa të Tetovës po lëvizte në drejtim të Milotit dhe si pasoje e erës së fortë është rrëzuar dhe përmbysur në anë të rrugës.
Në momentin e ngjarjes mësohet se trajleri ka qenë pa ngarkese, çka ka ndikur në rrëzimin e tij nga era e fortë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia rrugore të cilët kanë ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve përgjatë supestrades Lezhë-Laç, ndërsa për kthimin e trajlerit në normalitet u ndërhy me një vinç./OraNews

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.