Liverpooli bën një gjest të madh për lojtarët që agjërojnë (Foto)

Liverpooli bën një gjest të madh për lojtarët që agjërojnë (Foto)

Shkëndija e Tetovës shënon fitore 3-1
Mimoza Kusari: Jo vetëm që arritëm t’i rikthejmë garat e kërcimit nga ura
Memushaj tregon për përleshjen në fushë me Sadikun
Mbahet gara më e madhe e notit në Kosovë

Numri i lojtarëve myslimanë dhe atyre që agjërojnë në muajin e Ramazanit po rritet çdo herë e më shumë në futbollin evropian.

Dhe nisur nga kjo klubet e mëdha evropiane janë të detyruara në një mënyrë t’i përshtatën këtyre lojtarëve.

Në media është raportuar se Liverpooli ka ndërtuar një dhomë lutjesh dhe ka aranzhuar një kuzhinier të veçantë për t’iu përshtatur nevojave të Emre Can dhe Sadio Mane.

Aktualisht Reds janë në turne, por kjo nuk e ka ndalur klubin anglez që të tregojë respekt të veçantë për dyshen e lartpërmendur.

Liverpooli sezonin në Ligën Premier e përfundoi në vendin e katër që dërgon në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.