Loti një femijë në Alepo

Loti një femijë në Alepo

Fantazmat e Ballkanit
“Qëndrimi i Islamit ndaj homoseksualizmit”
Rrëfimi i asaj…
Largimi nga vendëlindja për një vend pune!

Shkruan: Elmedina SHABANI

Përderisa ishim të gjithë të mbledhur në një shtëpi të ngrohtë, me familje e rehati të plotë, duke ngrënë e duke pirë sikur të gjithë punët të ishin në terezi!

Diçka filloi të lëviz… Ishim ne, ata që spo gjenin vend të ngrihemi e të kyqemi nëpër dhoma, të bëjm lutje sa kemi fuqi; shum kureshtje ë? Vallë ç’ndodhi me këta pleq e të rinj?! Përse për një moment u ngritën e lanë gjithçka, vallë ç’ndodhi me ta?! Vdiq dikush që njihnin apo është i sëmurë nuk e dijmë. Tani e zbuloni se pse këtë dhimbje s’munda ta lë në shpirt; pamë fëmijë të plagosur e nëna që kërkonin ndihmë… Trima që vraponin me fëmijë nëpër duar, shpëtoni ata mbuloni diku ku armiku s’mund ti godas. Të gjithë u shikuam në atë dhomë që për një moment mori ngjyrën e një dhome të errësuar e të ftohtë, zemrat na u kishin ftohur e lotët kishin gjetur rrugën e tyre nkrah dhimbjen duke e mbajt, secili duke e mar nveti at dhimbje që vetëm me sy ishim duke e pa.

Ku është njerzia? Apo vdiq njerzimi, a kemi mbet pa zemër e nuk po na shqetëson loti i një fëmije që shikon botën çudi, e pyet çka ju kemi ba? Jemi struk në andra për këtë botë e i kemi mbyll sytë sepse neve askund nuk po na dhemb. Ne jemi rahat, aman hallin e tjetrit qysh me mbajt, diçka që neve nuk na kushton ta bëjmë atyre i kushton jetë.

Të bëjm lutje, e me bindje të plotë t’besojmë që ka shpëtim sepse po i drejtohemi krijuesit, lutjet nuk kthehen mbrapsht po sinqeriteti është bazë. Un, ti nuk jemi pak nëse ajo që kërkojmë është rehati, me pak lotë për ata fëmijë, me pak derte për ata prind. Lutu, ndoshta ti je shkaktar i shpëtimit për një njeri, sa emocionuese të pranohet lutja e kësaj bote ti buzëqesh edhe një fëmijë.

*Nxënëse e shkollës së mesme ekonomike  të qytetit të Shkupit – “Arseni Jovkov”

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.