LR-PDSH ja me cilën figurë do të “luftojë” në Gostivar, gati zyrtarizimi

LR-PDSH ja me cilën figurë do të “luftojë” në Gostivar, gati zyrtarizimi

Bekir Hasani: Çairin e kemi amanet, do fitojmë betejën
Milenko përqesh gratë shqiptare me mbulesë në Strugë (FOTO)
MPB: Dy persona kanë ofruar ryshfet prej 100 – 500 euro qytetarëve që të mos dalin të votojnë
FOTO | Kërcënim për rajonin: Kjo është autoblinda që do ta ndërtojnë Rusia dhe Serbia

LR-PDSH po shqyrton kandidaturat për zgjedhjet komunale, ndërsa deri tani kryetari I kësaj partie Ziadin Sela ka konfirmuar rikandidimin e tij në vendlindje për të verifikuar besimin e qytetarëve dhe për të realizuar projektet e tij në këtë komunë, tanimë me qeverisjen e re.

Në njërën nga komunat më të mëdha Gostivarin, LR-PDSH do të konkurrojë me sekretarin gjeneral dhe ministrin aktual të shëndetësisë, Arben Taravari.

Burime të larta partiake nga LR-PDSH theksojnë se kandidimi i krerëve të lartë partiak do të bëhet për të verifikuar dhe marrë besimin e qytetarëve në zonat nga vijnë dhe vlerësimin e fuqisë së tyre politike.

Kandidimi i Taravarit kërkohet edhe nga strukturat partiake në Gostivar, pasi që siç thuhet ai është figure unifikuese dhe që mund të tërheq votues edhe të proviniencave të ndryshme për të shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e 15 tetorit.

Taravari I pyetur për kandidimin e tij tha se për këtë vendimi do të miratohet nga organet partiake, pasi që të vlerësohen kandidaturat. Kandidimin në Gostivar e ka zyrtarizuar regjisori Sulejman Rushiti, i cili ka kërkuar përkrahje nga LR-PDSH por edhe struktura tjera politike, duke qenë kandidat i pavarur. Ndërsa nga BDI tanimë dihet edhe shpallja e kandidaturës së Nevzat Bejtës. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.