Madonna 59 vjeçe, por feston si adoleshente

Madonna 59 vjeçe, por feston si adoleshente

Kuptimi i disa ëndrrave të zakonshme që shohin njerëzit
VIDEO | Gara mes veturës dhe aeroplanit për akrobacione
Befason Ronaldo
Këshilla për grim më të mirë

Madonna shuan 59 qirinjtë, por kërcen ende si një adoleshente. Ylli i muzikës pop festoi ditëlindjen në Borgo Egnazia të Puljas duke u shfrenuar ne notat e ‘pizzica’s se famshme, kërcimi tradicional i këtij rajoni. 

E veshur me një fustan të zi dhe e shoqëruar nga dajret e duartrokitjet, Madonna performoi përballë miqve dhe familjareve në një vilë luksoze në Italinë jugore mbrëmjen e se martës.

Imazhet e kërcimit i postoi me pas ne profilin e saj në instagram shoqëruar me shkrimin “jetë, dashuri, kërcim, familja”.

Madonna zgjodhi të pushonte në jug të Puljas për të dytin vit radhazi, por këtë herë mori me vete edhe fëmijët.

Gjyshërit nga babai të këngëtares ishin emigrantë nga qyteti i Pacentro-s në Abruzzo, e ndoshta kjo mund të shpjegojë lidhjen e veçantë të Madonnës me Italinë.