Maqedonasit po pakësohen më shumë se 3.000 banorë në vit

Maqedonasit po pakësohen më shumë se 3.000 banorë në vit

Parlamenti i Kosoves për herë të Parë me dy deputete me shami (FOTO)
Makinat e parkuara gabim bllokojnë zjarrfikësin në Shkodër (VIDEO)
MPJ shpërblen disa nga pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend
Zbulohet për herë të parë: Ky është vendi ku brenda MPB-së funksiononte edhe shtabi i VMRO-së (VIDEO)

Në trembëdhjetë vitet e fundit rritja natyrale te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ, derisa te shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët ajo është vazhdimisht në rritje, pohon Donço Gerasimovski, analist demografik dhe ish drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës, njofton MIA.

“Më shumë se dhjetë vjet rritja natyrore te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ. Popullata krishtere po pakësohet për rreth 3.500 persona në vit. Për dallim nga ajo, popullata me besimit mysliman, gjegjësisht shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët po rritet në vit për 6.500 persona. E këtillë është gjendja nga viti 2004 deri në vitin 2014. Trendi i pakësimit të maqedonasve është pothuajse në 58 komuna, ndërsa në disa numri po lëviz prej 2.000 deri në 3.000 në vit. Më shumë vdesin sesa lindin”, thotë Gerasimovski.

Sipas të dhënave të tij, nga gjithsej 80 komuna në 76 ka dukuri të popullatës shqiptare, ndërsa në katër nuk ka. Dhe gjithkund ku ka popullatë shqiptare rritja natyrore është pozitive.

“Përjashtim janë vetëm komunat: Bogdanc, Karbinc dhe Vevçan në të cilat nuk ka popullatë shqiptare”, thotë Gerasimovski.

Masat e pushtetit paraprak, si për shembull, ato për familjet me shumë fëmijë, pastaj ndihmë për lidhjen e martesave për shkak të rritjes së natalitetit me dhurimin e rakisë, verës, si për shembull në komunat Llozovë dhe Krivogashtan, ndihmë në të holla për fëmijën e porsalindur dhe kompensime të tjera të caktuara në të holla, nuk japin rezultate të mjaftueshme tek maqedonasit.