Maqedoni, ja sa ështa paga e ministrave dhe e kryeministrit (Foto)

Maqedoni, ja sa ështa paga e ministrave dhe e kryeministrit (Foto)

E konfirmon avokati Arsllani: Rufki Dogani e ka djegur qelinë, po maltretohet!
ÇUPI I LËVIZJES BESA PARALAJMËRON KOALICION ME LR-PDSH-NË (FOTO)
16 vite harresë pas vrasjes së Adelinës 11 vjeçe në luftën e 2001 (Foto)
Maqedonia ka Qeveri të re, regjimi I Gruevskit në më fund u mposht

Në dallim nga rrogat e drejtorëve, për pjesëtarët e qeverisë së Maqedonisë të ardhurat mujore janë të përcaktuara me ligj.

Kjo nënkupton se të njëjtën rrogë kanë marrë të gjithë bartësit e funksioneve të njëjta edhe nga qeveria paraprake dhe nga kjo qeveri.

Por nga ajo që shihet në prakikë, shihet se drejtorët kanë marrë rroga deri në 100 mijë denarë, ndërkohë që kryeministri nuk e ka pasur rreth 80 mijë denarë, shkruan Portalb.mk.

Sipas asaj që njoftohet nga “TV Telma”, rrogë më të lartë merr kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas tij vijnë zëvendësit e tij (z.k.), sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkoski e më pas ministrat dhe ministrat pa resor (m.r.). Vlera e rrogës përcaktohet në bazë të koeficientit i cili sillet prej 3,9 deri 4,7 nga rroga mesatare në Maqedoni.

Sipas asaj që njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë del se disa ish- drejtorë dhe ish-bartës të funksioneve udhëheqëse në drejtoritë e Maqedonisë kanë marrë rrogë në vlerë më të lartë se kryeministri i Maqedonisë.

Se në Maqedoni drejtorët kanë pasur rrogë më të lartë se pjesëtarë e qeverisë dëshmon edhe rasti i drejtorit për Menaxhim me Ujëra, Rome Trenov i cili ka marrë rrogë në vlerë prej 110 mijë denarë, Cvetko Grozdanov në vlerë prej 95 mijë denarë kurse deri në 100 mijë denarë ka arritur rroga e ish-drejtorit të Pylltarisë, Zharko Karaxhovski.

Krahas rrogës, ata shpesh herë kanë ditur që në konton e tyre të fusin të holla shtesë edhe nga marrëveshjet dhe tenderët e miratuara duke siguruara edhe pozita të mira në të njëjtat drejtori në rast të shkarkimit të tyre./Gazeta Express/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.