Maqedoni, rekomandime për vozitës të rinj

Maqedoni, rekomandime për vozitës të rinj

Sikur nuk kanë parë femër me sy këta deputetë, ja çka i bëjnë Federica Mogherinit (Foto)
Ja çfarë në fakt i parapriu vrasjes së katërfishtë në Gllumovë të Shkupit (VIDEO)
Ja pamjet e “terrorizimit” të skuadrës së ‘Skëndërbeut’ nga policia maqedonase (Video)
LIVE Skënderbeu – Mlada Boleslav (LINKU)

Vozitja në shoqëri dhe nën tërheqje të vëmendjes, ndërmarrja e panevojshme e rrezikut, si dhe vozitja e shpejtë dhe nën ndikim të alkoolit janë gabimet dhe sfidat më të shpeshta për vozitësit e rinj, informoi sot Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion të Rrugëve.

Vozitësi i ri i papërvojë nuk është në gjendje shpejtë dhe me efikasitet të njohë situata të rrezikshme në komunikacion, prandaj, siç informojnë nga KRSKRR, është me rëndësi të posaçme të jenë të qetë, ta ulin shpejtësinë dhe maksimalisht t’i respektojnë rregullat për kufizim të shpejtësisë.

Sipas KRSKRR, statistikat tregojnë se vozitësit e rinj më shpesh përsojnë në fatkeqësi komunikacioni të shkaktuara nga vozitja nën tërheqje të vëmendjes, që do të thotë se të rinjtë në tepër përdorin telefonin celular, shkruajnë porosi, konsumojnë ushqim, e rergullojnë radion, e ndjekin mjedisin e afërt, bëjnë rregullim kozmetik, përkatësisht kryejnë në sërë aktivitetesh paralele gjatë vozitjes. Plotësisht, vozitësit e rinj bëjnë pjesë në grupin e vozitësve të cilët më së paku e përdorin rripin e sigurisë.

KRSKRR, gjithashtu, paralajmëron se vozitësit e rinj duhet të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit të gabuar, sepse një automobil i fuqishëm me performansa të larta do të thotë edhe rrezik më i madh për t’iu nënshtruar presionit nga mjedisi, do të thotë rrezik për pjesëmarrje të shpejtë dhe pa përgjegjësi në komunikacion, do të thotë rrezik për të humbur kontrollin mbi automjetin dhe kontrollin ndaj vetes, e me atë edhe të rrezikohet jeta personale apo jeta e ndonjë tjetri.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.