MBËSHTETJE DHE FORCË

MBËSHTETJE DHE FORCË

REVOLTA E BESIMTARIT DHE TË RINJËVE NGA RRADHËT E FARAONIT
7 ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur dhe do ndodhin në ditën e Xhuma
MES VIRTYTIT DHE VESIT
BISEDË MES NJERIUT DHE MACES

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve.” (En-Nas: 1)

Nëse kërkon fuqinë reale kërko mbështetjen e Zotit, sepse mendjelehti kërkon mbështetje te njerëzit. Kushdo që mbështetet te i Gjithëfuqishmi dhe Sundimtari ai e posedon fuqinë reale, ndërsa mbështetja te njerëzit nuk zgjat shumë kohë po edhe nëse zgjat ajo periudhë kohore është tmerr dhe fatkeqësi. Pos mbështetjes në Zotin çdo mbështetje tjetër është e kotë, pos shërbimit në rrugën e Zotit çdo shërbim tjetër përfundon si i pa vlerë dhe mendjelehtë.

Njeriu forcën e vet e fiton nga caktimi i Zotit për të cilin është i bindur; ai është i bindur se çfarëdo që t’i ndodhë atij, është me Lejen e Zotit. Gjithashtu është i bindur se, sikur të gjithë njerëzit të bashkohen, në mënyrë që t’i bëjnë dobi, nuk mund t’i bëjnë asnjë dobi, përveç asaj që ka caktuar Zoti, po, edhe nëse bashkohen që t’i bëjnë dëm, nuk mund t’i bëjnë gjë përveç asaj që ka caktuar Zoti xh.sh.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.