Mbi 10 kandidat pretendojnë për kryeshef policie në Tetovë

Mbi 10 kandidat pretendojnë për kryeshef policie në Tetovë

Edhe dy të mitura nga “25 maji”, shtatzëna
Mbresëlënëse/ Këto janë çështjet që po e mundojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari (mos e humbisni)
Gazetari italian: ja si nuk u raportua vrasja e kësaj gruaje muslimane në terrorin e Barcelonës
Familja Uka jeton në kushte të vështira (VIDEO)

Sektori për Punë të Brendshme që nga 25 dhjetori i vitit të kaluar është pa kryeshef. Ministria e Punëve të Brendshme kishte shkarkuar ish kryeshefin e Sektorit për Punë të Brendshme Nevahir Shabani dhe Berat Murati kryeshef i policisë kriminale ndërsa që atëherë e këndej ende nuk është caktuar kryeshef i ri.

Para dy ditëve është mbyllur edhe konkursi intern për kryeshef të Policisë së Tetovës dhe pritet që të caktohet kryeshef i ri. Kryeshefi tashmë i shkarkuar i policisë Nevahir Shabani ishte emëruar në këtë detyrë më 10 dhjetor të vitit 2015 duke ardhur në vend të Faredin Zenunit i cili në atë detyrë qëndroi nga nëntori i vitit 2013 i cili emëruar në vend të Shefik Bajramit, njofton Televizioni Koha.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë janë të rezervuar për të dhënë sqarime se kur do të emërohet kryeshefi i ri i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Profesori Universitar Bashkim Selmani për Televizionin Koha thotë se përderisa kryeshefat shkarkohen pa u përfunduar mandati hedh dyshime për funksionimin normal të Policisë. Burime të Televizionit Koha bëjnë të ditur se deri në përmbylljen e konkursit intern kanë aplikuar mbi dhjetë kandidat për të parin e Policisë së Tetovës.

Televizioni Koha disponon me pjesën dërmuese të emrave të cilët kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar kandidaturën për të parin e Policisë së Tetovës por nuk i publikojmë emrat për shkak të korrektësisë. Profesori Selmani thotë se numri i madh i kandidatëve është për shkak të ndikimit të partive politike në polici.

Sipas konkursit intern kandidati duhet që të ketë të paktën 9 vjet përvojë pune në Polici, trajnime për menaxhment të lartë, një gjuhë botërore dhe të mos jetë i akuzuar apo dënuar, të ketë fakultetin e juridikut apo ekonomisë, ose të ketë mbi 240 kredi.

Nga MPB-ja as i kanë konfirmuar as i kanë mohuar kandidatët por vetëm kanë thënë se kur të përfundojë procesi i shqyrtimit të kandidaturave do të emërohet kryeshefi i ri.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pas shkarkimeve të krerëve të SPB-së në Tetovë është thënë se në krye të policisë në Tetovë do të vijë personi i cili do të jetë me profesional dhe që do të ketë më shumë kapacitet për të qenë në krye të shërbimeve të policisë, njofton Policia e Tetovës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.