Mbi 200 të rinj zhyten në lumin Drini të Strugës

Mbi 200 të rinj zhyten në lumin Drini të Strugës

Nga nesër nis dridhja e Maqedonisë për ngjarjet e përgjakshme në Parlament. Ja kush thirret në Prokurori (FOTO)
Shkrimtarja zvicerane porosit: Lexojuni fëmijëve libra shqip!
Dalin biletat në shitje për UEFA Super-Cup në Shkup (FOTO)
Pamje të rralla nga brutaliteti policor para 20 viteve në Gostivar (Video)

Me kërcim grupor nga mbi 200 të rinj shqiptarë dhe maqedonas, në lumin Drini i Zi në Strugë, është shënuar fillimi i manifestimit dy ditor i quajtur “Festivali i jonë”. Kjo është pjesë i projektit “Dekada e përkatësisë, festimi i dallimeve”, kurse qëllimi është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në këtë pjesë të Maqedonisë. Ndarja etnike, shpjegojnë disa prej fëmijëve, mund të shihet edhe nëpër plazhe.

“Ne maqedonasit dhe shqiptarët jemi ndarë shumë. Unë merrem me basketboll dhe gjatë stërvitjeve kam mundur të shoqërohem me shokët tanë shqiptarë. Që tani, unë dhe shoqet e mia shqiptare, shkojmë bashkë në plazh. Ky organizim është i mirë, pasi na bashkon dhe na bën një. Ne shkonim në plazhin e femrave, ndërsa shqiptarët në plazhin e meshkujve, dhe në këtë mënyrë ndaheshim”, u shpreh një nxënëse.

Gjatë manifestimit do të realizohen aktivitete nga më të ndryshmet, duke filluar nga përpunimi i mozaikut, punime dore, muzikë, formimi i një korri të përzier rajonal, publikimi i revistës për të rinj dhe të tjera.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.