Mblidhet RDK-ja pa vulë e Fadil Zendelit, a do të largohen nga Bilall Kasami?

Mblidhet RDK-ja pa vulë e Fadil Zendelit, a do të largohen nga Bilall Kasami?

Oficeri serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën është simbol i fshatit
Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin, Sead Koçan do të ndiqet
Pamje të reja, ja si ndodhi përleshja në Shkup në mes të ditës (Video)
“Shqipëria këtë samit është e para në listën për financim”

RDK-ja pa vulë e Fadil Zendelit, sot janë mbledhur për të diskutuar rreth situatës së fundit në koalicionin e tyre “Rilindje me Besë”. Edhe pse RDK-ja pa vulë ka funksionuar si Lëvizja BESA në këtë koalicion, ata sërish u bën faktor në këtë Lëvizje. Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli tani janë deputet të RDK-së pa vulë por kryetarë e kanë Bilall Kasamin e shkarkuar., shkruan ts.mk

Shumë zëra qarkullojnë se Fadil Zendeli mund të largohet nga BESA dhe Bilall Kasami, duke u bërë edhe deputet i pavarur, ku do të votojë ligjet që janë në interes të shqiptarëve dhe reformave në shtet.

Nëse Bilall Kasami do të bashkohet me ASH-në e Selës duke u bërë nënkryetar, dy deputet e RDK-së pa vulë do të jenë pjesë e qeverisë së Zaevit, kështu edhe Zaev nuk do të ketë krizë në qeveri dhe nuk do të ketë nevojë të merr parti tjetër në qeveri.

Gjithçka mbetet të shihet ditëve në vijim se si do të rrjedh puna në Lëvizjen BESA e cila tani ka dy kryetarë, Bilall Kasmain dhe Nexhbedin Kahermanin.

Ndryshe RDK-ja me vulë ka një deputet dhe një ministër, ndërsa RDK-ja pa vulë ka dy deputet. /TS.mk/

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.