Mbrëmë u sulmuan tre persona në Tetovë

Mbrëmë u sulmuan tre persona në Tetovë

Sa e paguan Serbia sloganin “Kosova është zemra e Serbisë”
Londra e tronditur dhe e pagjumë sonte, 3 sulme terroriste
Në Kodrën e Diellit u vendos gurëthemeli i Xhamisë (VIDEO)
Komentuesit tallen me Armend Ibrahimin në FB

Sot (4 shtator), rreth orës 4:00, 45 vjeçarja B.Z. nga Shkupi, së bashku me bashkëshortin e saj të pamartuar E.A. (38) nga Ferizaji (Kosovë) dhe miken e tyre H.S. (52) gjithashtu nga Shkupi në stacionin e policisë në Tetovë kanë raportuar dhunë të ushtruar ndaj tyre nga dy persona nga Tetova, pronar i një objekti për ushqim të vendosur përgjatë rrugës së vjetër Tetovë-Shkup dhe të punësuarëve në këtë objekt, njoftojnë nga SPB e Tetovës, transmeton Tetova1.

Pasi B.Z. dhe H.C. kanë përfunduar së kënduari në këtë lokal, B.Z. ka kërkuar nga pronari pagën për angazhimin e tyre, por në vend të kësaj ai e ka kapur dhe ka filluar ta tërheqë për flokësh. Me qëllim të ndarjes së tyre, është përzer edhe H.S., kurse pastaj pronari i lokalit dhe punonjësi kanë sulmuar edhe E.A. duke e goditur atë me grushta dhe shkelma.
Disa mysafirë që kanë qëlluar në lokal i kanë ndarë dhe rastin e kanë lajmëruar në Stacionin e Policisë në Tetovë./Tetova1

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.