Mbroni jetën e fëmijëve nga loja vdekjeprurëse “Balena blu’; ja si kërcënohen fëmijët tuaj

Mbroni jetën e fëmijëve nga loja vdekjeprurëse “Balena blu’; ja si kërcënohen fëmijët tuaj

Ja për çfarë u bisedua në takimin Zaev-Ahmeti
Arrestohen katër shqiptarë, deshën t’i ikin policisë
Pse nxënësit injorojnë shkollat e mesme profesionale
Ja si duken rrugët e Tetovës pas rreshjeve të shiut (FOTO)

Sot është bërë publike një ngjarje e rëndë që i ka ndodhur një 12 vjeçarjeje në Gjirokastër.

Falë vëmendjes së shokëve vajza nga rrethinat e Gjirokastrës i ka shpëtuar aktit final të lojës “Balena blu”, një lojë e rrezikshme në Internet që ka për qëllim të fusë fëmijët në kurthin që i shpie deri në vetëvrasje.

Shokët e saj në Gjirokastër kishin vënë re ndryshimet e saj në gjendje emocionale dhe sjellje deri edhe shenjat e vetëplagosjes. Vajza ishte në ditën e 33-të të lojës që zgjat 50 ditë. Ajo kishte 10 ditë pa ushqim, vajza përdorte telefonin e një shoqeje e cila e nxiste ta vazhdonte edhe më tej dhe udhëzimet i merrte në pushimin e gjatë.
Mësohet se prindërit  e vajzës nuk e kanë pikasur një gjë të tillë, ata janë në një gjendje jo të mirë ekonomike dhe fillimisht e kanë patur të vështirë që të pranojnë se vajza e tyre kishte rënë në kurthin e kësaj loje.

Lojën ja kishte ofruar një vajzë, të cilës i dinte vetëm emrin, ajo i ka ofruar telefonin e saj dhe i jepte udhëzimet për të vazhduar më tej. Fatmirësisht ky rast u parandalua, por rreziku i kësaj loje është i pranishëm në çdo familje dhe grupmoshë pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike.

Ndaj opinion.al sjell më tepër rreth kësaj loje vekjeprurrëse që shkarkohet në telefon, me qëllim sensibilizimin për mbrojtjen e fëmijëve tuaj.

Rregullat janë të tilla si: Si fillim i kërkohen gjëra më të lehta, psh të godas veten me grushte, të iki nga orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të shkruajë një letër kërcënuese dhe ta fusë poshtë derës së një shtëpie, të mos komunikojë me njeri për ditë me radhë, të presë (dëmtojë) veten me thikë (zakonisht në parakrah), të zgjohet në oren 4:20 të mëngjesit dhe të shikojë filma me persona që vrasin veten në mënyra të tmerrshme (videot i dërgon kuratori), të dëgjojë muzikë depresive të cilën gjithashtu ia dërgon kuratori, të mos ushqehet rregullisht, të mos konsumojë ujë lëngje etj.

Pra si fillim kuratori përpiqet që të nxisë te fëmijët sjellje devijante (të lërë orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të mos shkojë fare në mësim) në mënyrë që të krijohen konflikte mes fëmijës dhe prindërve.

Fëmija do të fillojë të ndihet vetëm, i pakuptuar dhe mundësia do të jetë shume e vogël që t’ju tregojë prindërve atë që po i ndodh. Më pas mungesa e gjumit , e ushqimit, e komunikmimit me te tjerët, shikimi i videove të tmerrshme e të frikshme do të fusin fëmijën në një gjendje depresioni dhe ai do ti bindet urdhrit final të kuratorit për të vrarë veten pasi nuk do të shohë rrugëzgjidhje tjetër.

Gjithashtu kuratori e kërcënon vazhdimisht fëmijën se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nëse tërhiqet nga loja apo i tregon dikujt, kështu fëmija futet në një kurth nga i cili s’di dhe s’mundet të dal i vetëm.

Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm: Pse fëmija po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”,

Ndaj, prindër ju lutemi jini të vëmendshëm, është koha të kontrolloni sa të mundeni kohën që fëmijët kalojnë në internet, kontrolloni vazhdimisht telefonin e tyre dhe gjithashtu tregohuni të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të humorit të fëmijës, sjelljes, rutinës së tij dhe mos nguroni të kërkoni ndihmë, kështu mund të parandaloni një tragjedi për jetën e fëmijëve tuaj, sepse telefonat dhe interneti sot, mund t’u marrë jetën atyre, në moshën kur bota dhe ëndrrat e tyre janë të pafajshme.

Nga Gerta Zaimaj

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.