20 C
Skopje
September 22, 2018
Poezi Shprehja

Më fal!

Se njerëz jemi dhe gabojmë,
Gjithkush këtë në mendje ka,
Dhe me përulësi falje kërkojmë,
Këtë çdo i mençur anësh s’e la!

Gabimet kanë dy dimensione,
Një në horizont, një vertikalisht,
Po që të gjitha janë leksione,
Dhe të bëjnë mirë përjetësisht!

Me gabim njëmend prish e prish,
Dhe djalli këtu të pret të vish,
Ta hap derën te ky i keq objekt,
Dhe thotë asnjëri s’është perfekt!

Njeriu gabimet duhet t’i dallojë,
Se kur është me plan e kur lojë,
Sidoqoftë, ato paraqesin shtrojë,
Që djalli prapë e shtie të vlojë!

Këtë e bën vetëm ne të na ndajë,
Që pastaj ushqim më rehat të hajë,
Dhe me gjakun tonë duart t’i lajë,
E me ftohjen tonë pastaj t’i thajë!

E ti aty kur je, unë s’hyj te shadërvani,
Kur një ezan na thërret Adem Ramadani,
Dhe unë më s’ardhkam as në xhami,
E kur të pakam ty, më hipka zjarrmi!

Të pakam madje edhe në ëndërr,
As në gjumë s’më lënke rehat,
Kujtoj përleshjen edhe në shtrat,
Dhe s’rrikam i qetë asnjë sahat!

Unë dua i qetë sonte të fle,
Dhe të mos jem e djallit pre,
Andaj, me ashk falje të kërkoj,
Dhe një parfum tash ta dhuroj!

Kështu u heqka nga brenda zjarri,
E ndjenja qenka më shtrenjtë se ari,
E unë më shpesh të përulem i pari,
Se kështu një herë më tha dijetari!

Nuk shikoja se çfarë kisha bërë,
Po shihet se kisha rrënuar një mal.
Duhej të mos e bëja atë si rërë,
Dhe duhej sakaq të thosha më fal!

Arsim Jonuzi, 05.08.2010/ajoni.net/

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja