MES VIRTYTIT DHE VESIT

MES VIRTYTIT DHE VESIT

BISEDË MES NJERIUT DHE MACES
REVOLTA E BESIMTARIT DHE TË RINJËVE NGA RRADHËT E FARAONIT
KUR T’I JEPET POZITA ATIJ QË NUK E MERITON…
Isai / Jezusi në Kuran

Tregim i vërtetë mes virtytit dhe vesit.

Një nga Guvernatorët e Italisë ftoi një artistë të famshëm dhe e urdhëroi atë për të bërë dy piktura të ndryshme dhe kontradiktore që të vendojë në hyrje të qendrës më të madhe shpirtërore të vendit.
Urdhëroi të paraqet një pamje të një engjëlli dhe të kundërtën që jep një pamje të Satanit, për të parë dallimin në mes virtytit dhe vesit.
Piktori filloi duke kërkuar për burimin e tij të frymëzuar imazhe … gjeti një fëmijë të pafajshëm dhe të bukur që jepte qetësi në pamjen e fytyrës së tij dhe me plot lumturi.
Shkoi dhe u konsultua me familjen e tij për të bërë një pikturë nga djaloshi me frymëzim engjëllor duke ulur fëmijën në frontin e tij çdo ditë deri sa përfundoi vizatimin në këmbim të një shume parash, dhe për një muaj përfundoi këtë pikturë të bukur engjëllore dhe mbresëlënëse të një pikture të fytyrës së një fëmije.
Pastaj filloi të kërkoi një imazh të fytyrës së Satanit.
Aq shumë KËRKOI dhe një kohë të gjatë për më shumë se DYZET VJET.
Guvernatori kishte frikë se Piktori do vdesë para se të përfundoj kryeveprën historike.
Pra, e njoftoi çmimin e madh që do të jepet për këtë pikturë.
Piktori vizitoi burgjet, klinikat psikiatrike, vendet kriminele, por ata të gjithë ishin qenie njerëzore dhe ata nuk ishin satanët (shejtanët).
Piktori papritur e gjeti një njeri në formë Satani!
Ishte një njeri me pamje të keqe dhe të shëmtuar, qëndronte me një kënd me një shishe verë në dorë.
Iu afrua dhe i tha atij në lidhje me këtë temë për ta pikturuar .. dhe i premtoi se do t’i japë një sasi të madhe të parave që ai ra dakord me këtë ..
Ishte një skenë e shëmtuar ..erë e keqe ..pa flokë dhe disa kime të ngritura mes kokës dhe pa larë si kokat e djajve!
Ishte një njeri pa shpirt, nuk kujdesej për diçka, fliste me zë të lartë dhe pa dhëmbë…
E vërejti se do të bëjë një kryevepër të dashur artistike.
Filloi të nxjerrë karakteristikat e tij dhe duke shtuar karakteristika të djallit!
Një ditë nga ditët që bënte pikturën e pa duke qarë këtë njeri të shëmtuar dhe të mërzitur, e pyeti nëse ai donte për të pirë duhan ose verë!
Ai u përgjigj Me një zë rrëqethës duke qarë, O ZOTRI ti më vizitove edhe para 40 viteve kur isha një djalë i vogël dhe u frymëzove me foton time engjëllore që kisha në fëmijëri dhe sot frymëzohesh me mua si një foto të djallit. Më kanë ndryshuar ditët dhe netët deri sa u bëra e kundërta e vetes! Për shkak të veprimeve të mia ..
Vazhdoi të qajë dhe lotët i dilnin nga sytë e tij duke u mbështetur në shpatullën e piktorit, u ulën para pikturës dhe së bashku qanin pikturën engjëllore të fëmijërisë.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.