27 C
Skopje
August 13, 2018
Informacione Vendi

Ministri i diasporës, Edmond Ademi fton mërgimtarët të votojnë në referendumin e 30 shtatorit

Ministri i angazhuar për çështjet e diasporës ,Edmond Ademi, ka bërë ftesë publike deri te mërgimtarët që të votojnë në referndumin për çështjen e ndryshimit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi obligim qytetar që të sjellim vendim të duhur, të dalim me votën tonë të kontribuojmë për ardhmëri më të mirë të përbashkët. Të bashkuar, me forca të përbashkëta, sëbashku mund ta sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Vendimi varet ekskluzivisht nga ne, përgjegjësia është e jona. Ju vendosni nëse Republika e Maqedonsië do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s me pranimin e marrëveshjes me Republikën e Greqisë. Tani është koha për vendim”, thuhet në kumtesën e ministrit Ademi.

Paraqitja ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 23 gusht në web-faqen e KSHZ-së./Telegrafi/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Si të mbani mend çdo gjë që mësoni

shprehja

Mickoski: Pas Marrëveshjes së Ohrit, shtetit i duhen reforma në shumë fusha (Video)

shprehja

Ja votues ka Maqedonia? Ky është mashtrimi

shprehja