Ministria e Brendshme: Ja si ndodhi vrasja e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit

Ministria e Brendshme: Ja si ndodhi vrasja e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit

Mblidhet kryesia e BDI-së, pritet vendimi për koalicionin
‘Tërmet’ në PDK, ja sa deputetë do ti ketë në Kuvend
Ku do t’i kalojnë pushimet verore ministrat shqiptar
Vanhoutte-Gruevskit: Je në opozitë

Këtë mëngjes është raportuar për një incident në Gllumovë të Shkupit, ku janë vrarë katër persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10.oo ku vrasësi për arsye të panjohura ende ka varë vëllain, dy nipërit dhe më pas edhe veten.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi është kryer vrasje e tre personave, një është vrarë në fshatin Gllumovë dhe dy në Kondovë. Njësiti Alfa ka kërkuar vrasin në fshatin Gllumovë, por i dyshuari ka kryer vetëvrasje. Vdekja u konstatua nga ndihma e shpejti dhe vrasësi dyshohet të jetë Shaban S. nga Gllumova. Tani pritet të kryhen hetimi për motivin e vrasjes si dhe të konfirmohet vrasësi”, tha Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

Dëshmitarët okular rrëfejnë se dorasi Shaban Sulejmani fillimisht ka shkuar në banesën e djemve te vet në lagjen “Gjorçe Petrov” . Atje i takon djemtë e vëllait Muminin, Arijanin, Bariun dhe fëmijt e vet, Nebiun dhe Zulqeflin. Djemtë e vet ikin. Bariun e plagos ne bark me dy plumba ndërsa Mumini dhe Arijani kanë vdekur në vend. Prej aty dorasi merr rrugën për në Gllumov e takon rrugës vëllanë e vet Abdylin. Vrasësi e shtyn viktimën në drejtim të veturës. I ndjeri ka tentuar të ik mirëpo dorasi qëllon me dy plumba afër zemrës dhe ai nuk arrin të mbijetojë.  Edhe pse të afërmit u munduan ta bindin ta dorëzohet dorasi kur i sheh policet në oborrin e shtëpisë vret edhe vetën..

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.